Nisja e sezonit për Juventusin ka qenë për t’u harruar, pasi edhe sot e kësaj ditë Allegri është në rrezik serioz për t’u shkarkuar. Mirëpo lajme të mira më në fund vijnë nga infermieria, pasi mediat italiane shkruajnë se dy futbollistë, për të cilët ka pritshmëri të mëdha si Chiesa dhe Pogba mund ti kthehen shumë shpejt organikës.
Optimizëm ka kryesisht për Pogbanë, që pas operacionit në gju në fillim të muajit, mund të jetë i gatshëm për atë që pritet të jetë ndeshja më e rëndësishme e Juves, ndaj Benfikës në Champions League më 25 tetor.
Në grup mund të shtohet edhe Kieza, koha e përfolur për rikthimin e të cilit ishte janari.
Italiani po ashtu ëndërron të jetë në fushë ndaj portugezëve, por realiteti është që do të kthehet me skuadrën në datën 2 tetor ndaj Bolonjës, jo për të zbritur në fushë, por për të vazhduar stërvitjet dhe për të rikuperuar dalëngadalë formën optimale që do ta vendosë përsëri nën urdhrat e Masimiliano Alegrit.