DASHI 21. mars - 20. prill
Atmosfera ne çift do nxehet tej mase gjate kësaj dite. Do keni edhe debate te forta me partnerin dhe do thoni fjale te gabuara. Disa do mendojnë edhe për një ndarje. Beqaret nuk duhet te bëjnë asnjë lloj çmendurie sepse përndryshe do vuajnë pasojat për gjithë jetën. Merkuri nga ana tjetër do ju ndihmoje qe te keni gjendje financiare shume me te mire se me pare.
DEMI 21. prill - 21. maj
Sot do ndizet drita jeshile për juve qe jeni ne një lidhje. Do dashuroheni pa dorashka me partnerin dhe do i ndreqni edhe disa gabime qe keni bere me pare. Edhe beqaret, fale pozicionimit te mire te Venusit do kenë një dite me fat. Me shpenzimet mire është te jeni shume me vigjilente sepse përndryshe situata mund te ndërlikohet aq shume saqë do mbeteni me xhepat bosh.
BINJAKET 22. maj - 21. qershor
Dite shume e veçante dhe e mbushur me dashuri ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Marrëdhënia me partnerin nuk do ketë aspak tronditje. Beqaret nuk do e kenë pikësynim ndryshimin e statusit dhe ka mundësi te mos iu kushtojnë rëndësinë e duhur ftesave qe do ju bëhen. Buxheti do jete edhe me i mire nëse çdo shpenzim e kryeni me llogari.
GAFORRJA 22. qershor - 22. korrik
Ka rrezik qe gjerat te mos shkojnë ashtu si i kishit menduar ju te dashuruarit. Ne disa momente mund te keni edhe debate dhe mosmarrëveshje me partnerin për gjera elementare. Beqaret do dashurohen koke e këmbë me një person qe dikur e kane pasur shok klase. Planetët do e favorizojnë tej mase sektorin e financave prandaj gjendja do vije duke u përmirësuar.
LUANI 23. korrik - 22. gusht
Do jeni me entuziaste sot ju te dashuruarit sepse partneri do ju dashuroje ashtu si e keni ëndërruar gjithmonë. Çdo moment ka për te qene fantastik. Beqaret do realizojnë takime ne dukje te zakonshme, por qe do ua ndryshojnë jetën rrënjësisht. Buxheti mund te ketë disa probleme sepse nuk do arrini dot t'iu vini fre shpenzimeve. As këshillat e familjareve nuk do ju ndihmojnë te reflektoni.
VIRGJERESHA 23. gusht - 23. shtator
Sot do i shtoni dozat e imagjinatës ju te dashuruarit dhe do e surprizoni ne çdo moment atë qe keni ne krah. Atmosfera do jete fantastike. Beqaret do pëlqejnë shume dike qe sapo është ndare nga një lidhje e gjate. Kujdes sepse plagët e mëdha nuk mbyllen dot shpejt dhe mund te lëndohen edhe vete. Ne planin financiar nuk do i bëni mire llogarite dhe ka rrezik te keni probleme.
PESHORJA 24. shtator - 23. tetor
Sot do jeni ne humor te shkëlqyer ju te dashuruarit dhe do bëni edhe gjera te çmendura vetëm qe rutina te mos mbizotërojë asnjë çast. Partneri do mahnitet dhe do iu dashuroje me më shume pasion. Beqaret do preferojnë aventurat kalimtare pa menduar për te ardhmen. Ne planin financiar do jeni shume me te logjikshëm dhe do dini si te veproni qe te mos keni probleme.
AKREPI 24. tetor - 22. nëntor
Dite shume e qëndrueshme ka për te qene kjo e sotmja për gjithë te dashuruarit. Nuk do keni me as dyshime për te ardhmen dhe çdo çast do jete fantastik. Beqaret do jene te palogjikshëm dhe mund te hedhin hapa te gabuara qe do i lëndojnë tej mase. Ne planin financiar situata ka për te qene shume me e mire nga dje, por jo e përkryer siç do kishit dashur.
SHIGJETARI 23. nëntor - 21. dhjetor
Juve qe jeni ne një lidhje do ju duhet te mundoheni shume sot për te mos e tradhtuar atë qe keni ne krah. Persona interesante dhe mjaft joshës do ju qëndrojnë afër. Beqaret do e kërkojnë ne çdo kënd dashurinë e madhe, por ndërkohë ajo ka qene gjithë këto kohe shume pranë tyre. Ne planin financiar nuk duhet te luani shume me zjarrin sepse keni për t'u djegur keq.
BRICJAPI 22. dhjetor - 20. janar
Dite shume e zakonshme do jete kjo e sotmja për te dashuruari. Nuk do ketë as pasion te madh, por as zënka e konflikte për gjera te kota. Beqaret do fiksohen tek disa persona te bukur ne pamje, por pa ndonjë vlere te madhe. Mire është qe para se te hedhin hapa te binden plotësisht. Financat do jene delikate dhe nuk do ju lejohet te gaboni.
UJORI 21. janar - 19. shkurt
Dite fantastike do jete kjo e sotmja për te dashuruarit e sidomos për ata qe sapo e kane filluar një lidhje. Shfrytëzojeni çdo sekonde deri ne maksimum. Beqaret do realizojnë takime mjaft interesante, por do presin edhe pak kohe para se te hedhin hapa. Ne planin financiar keni për te pasur probleme serioze nëse nuk e kufizoni veten dhe nëse shmangni huat.
PESHQIT 20. shkurt - 20. mars
Do dini si ta menaxhoni me se miri kohen sot ju te dashuruarit dhe do i kushtoni kohen e duhur atij qe keni ne krah. Marrëdhënia mes jush ka për te qene e jashtëzakonshme. Beqaret nuk do ndihen ende gati për te hedhur hapa, megjithatë ftesat për takime do i pranojnë. Buxhetin nuk do arrini dot ta mbani nen kontroll kështu qe here pas here mund t'iu lindin probleme.