Tiranë - Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Durrës është angazhuar së fundmi për të përfunduar sa më shpejt kartelizimin e plotë të të gjitha objekteve të trashëgimisë kulturore.
DRKK Durrës ka njoftuar së fundmi se ky proçes ka qënë mjaft i vlefshëm për sektorin e Durrësit, pasi i ka ndihmuar specialistët që të bëjnë një ekzaminim të plotë e të thelluar të gjendjes aktuale të objekteve të trashëgimisë kulturore, të evidentonte problematikat më akute, dhe të hartonin planin e nderhyrjeve, në bazë të prioriteteve që ka secili prej objekteve.
Gjithashtu bëhet me dije se në përfundimin e këtij proçesi, që ka përfshirë të gjithë sektoret e DRKK Durrës, do të krijohet një instrument me standart dhe i vlefshem, për një administrim sa më të efektshëm të monumenteve që ndodhen në territor.
Ndërkohë që në njoftim theksohet edhe se gjëndja e monumentit "Ura e Brarit" është shumë e mirë pasi në monument është kryer një process restaurimi thelbësor gjatë viteve të fundit./ATSH/