Shtëpia e Konferencës së Labinotit
TIRANË, 17 Shkurt / ATSH - Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Durrës sektori i Elbasanit ka realizuar së fundmi një inspektim në  Shtëpinë e Konferencës së Labinotit,  në Labinot Mal.
Specialistët e sekorit të Elbasanit gjatë inspektimit të realizuar  në kuadër të kartelizimit të objekteve të trashëgimisë kulturore (proces i shtrirë në të gjithë vendin) nxorrën në pah se shtëpia është ende solide dhe e fortë.
Edhe ambjentet e brëndshme të shtëpisë nuk paraqitej ndonjë amortizim i madh ardhur nga mungesa e përkujdesjes apo kohës.
DRKK njofton se si shumë banesa të fillimit të shek.XX edhe kjo ndërtesë është e ndërtuar me gurë dhe me drurë.
Shtëpia e Konferencës së LabinotitGuri i latuar i zonës është vendosur me mjeshtëri.
Hyrja kryesore është e vendosur nga jugu dhe duhet të ngjitësh një sërë shkallësh për të hyrë. Eshtë një banesë tipike me cati dhe dysheme druri. Dritaret që shoqërojnë cdo fasadë janë të mëdha dhe të drunjta me kangjella hekuri. Dhoma kryesore ka një oxhak interesant, ndërsa shtepia ku mbajt Konferenca e Labinotit gjate Luftës Nacional Çlirimtare , ngrihet në një zonë të hapur pranë rrugës.
/k.m/f.n./