ITALI - Policia italiane ka shkatërruar një bande shqiptare që merrej me trafik të lëndëve narkotike, kryesisht kokainë. Biznesi ishte i maskuar nën një tjeter biznes, atë të bërjës dhe tregtimit të ëmbëlsirave në një pasticeri në Lucca të Italisë.
Sipas mediave italiane janë arrestuar: Florjan Boja, Lulzim Daja, Bledar Domi, Valdimir Dida, Fatjon Vrioni, Gentina Nikolli, Rogert Varaku, Briland Zekaj, Elinda Kacanja, te gjithë shqiptarë. Ne pranga janë vënë edhe Redouna Dabdoubi e Miloud El Bakri, marokenë dhe titullari i pastiçerisë Nicola Mastrantuono.
DYSHIMI
Policia ra në gjurmë të trafikut, për shkak të xhiros së madhe dhe konsumit tëëmbëlsirave në këtë pasticeri, e cila ndryshe nga të tjerat e zonës kishte edhe frekuentimin më të madh nga të rinjtë.
Pas hetimeve u identifikuan një numër i madh klientësh e tregtarësh profesionistë, u prenë 13 urdhër arreste dhe u sekuestrua lënda narkotike që tregtohej.

(aq/shqiptarja.com)