Droga 1.1 ton në Kakavijë, oficeri
grek: Ishte fshehur në 700 pako
Zbulohen detaje të reja nga operacioni që solli sekuestrimin e 1.1 ton drogë nga pala greke pak muaj më parë në pikën kufitare të Kakavijës, e cila ishte fshehur brenda 700 pakove të paketura.
Zbulohen detaje të reja nga operacioni që solli sekuestrimin e 1.1 ton drogë nga pala greke pak muaj më parë në pikën kufitare të Kakavijës, e cila ishte fshehur brenda 700 pakove të paketura.
Kjo sasi ishte mbyllur me kujdes në pjesën ballore të karocerisë së kamionit, pjesë kjo që ishte modifikuar me shumë kujdes nga trafikantët.
Duke parë kapjen nga grekët të kamionit shqiptar të mbushur me drogë dhe duke analizuar veprimet e palës shqiptare, janë krijuar dyshime të forta se punonjësit e doganës së Kakavijës, kishin abuzuar me detyrën e tyre,duke lejuar kalimin e kamionit.
Prokurorët shqiptarë janë vënë në kontakt me oficerin grek në Ambasadën Greke Kostandinos Markos, i cili i ka vënë në dijeni se kamioni i markës “Chrysler” me targa “AA 143 OS” është kapur me 1 ton e 147 kg drogë.
Sipas oficerit grek, kjo sasi e madhe droge ishte paketuar në 700 pako dhe se ishte fshehur në pjesën e përparme të karocerisë.
Sipas të dhënat që oficeri grek Kostandinos Markos i ka dhënë palës shqiptare, shtetasi tashmë në kërkim Qamil Muçaj, ia ka blerë kamionin shtetasit Antonjo Dufo nga Kavaja.
Ky kamion ka dalë disa herë në kufiri midis Shqipërisë dhe Greqisë. Pas marrjes së këtyre të dhënave dhe verifikimit të pozicionit të doganierëve, prokuroria, urdhëroi pak ditë më parë arrestimin e 5 zyrtarëve të pikës kufitare Kakavijë mes tyre: Ylli Rustemi, doganier pranë Doganës Kakavi, Gjirokastër, Vladimir Skrapalliu, inspektor policie pranë Pikës së Kalimit Kufitarë Kakavi, Blerim Mëhilli, inspektor policie pranë Pikës së Kalimit Kufitarë Kakavi, Klement Budo, inspektor policie pranë Pikës së Kalimit Kufitarë Kakavi, shpallur në kërkim dhe Qamil Muçaj, banor i fshatit Hekal, Fier, pronari dhe shoferi i kamionit, shpallur në kërkim
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
65.1%
-
Të gabuar
23.6%
-
Nuk kam mendim
11.3%
Vota total: 2407
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: Çmimet e ushqimeve në supermarketet shqiptare 3 herë më të shtrenjta se në Europë
16 Janar, 22:48
-
Sondazhi i Frontline/ Rama më i pëlqyer se Berisha! Diaspora preferon më shumë kryeministrin se zgjedhësit në Shqipëri
16 Janar, 22:43
-
Luiz Ejlli i bën dedikimin e veçantë vajzës së tij nga Maldivet (FOTO)
16 Janar, 22:39
-
Spahiu: 1 nga 3 pakënaqësitë e turistëve të huaj në Shqipëri, është trafiku çmendur rrugor
16 Janar, 22:34
-
Sondazhi/ Puna e qeverisë, 47% kanë opinion negativ! Shqiptarët e diasporës më pak të dyzuar
16 Janar, 22:28
-
Disa nga figurat kryesore të Kongresit të Lushnjes
16 Janar, 22:20
-
Spahiu: Berisha në 35 vite ndërtoi makinerinë e baltës mediatike si presion në familjet e kundërshtarëve
16 Janar, 22:16
-
Sondazhi i Frontline/ Trafiku në Shqipëri, më shumë se 55% e shohin më të rënduar se në vendet fqinje
16 Janar, 22:10
-
Çollaku kundër Berishës: Meta s’duhet të jetë në listën e sigurt të PD, bashkimi me PL s’ka prodhuar kurrë sukses
16 Janar, 22:00
-
Spahiu: Trump 4 vjet s’do e ketë në axhendë fare Shqipërinë, por do ja delegoj një diplomati si Yuri Kim
16 Janar, 21:51
-
Ironia e Spahiut: Trump do mbështes Berishën, aq sa e mbështeti në mandatin e parë
16 Janar, 21:45
-
Dëshmia e ish-kuzhinierit të kryeministrit: Një javë para se Mehmet Shehu të vriste veten, mua më dhanë lejen
16 Janar, 21:44