Droga dhe ‘Shengen’, Shqipëria
marrëveshje me BE,vjen Frontex

Droga dhe ‘Shengen’, Shqipëria<br />marrëveshje me BE,vjen Frontex<br>
Shqipëria nënshkroi me Bashkimin Europian një marrëveshje për menaxhimin dhe kontrollin e kufijve për të luftuar trafikun e drogës, si dhe për të parandaluar emigracionin e parregullt në zonën Shengen. Marrëveshja u nënshkrua nga zyrtari grek i Bashkimit Evropian, Dhimitris Avramopulos, i cili ndodhet sot në një vizitë zyrate në Tiranë.

Avramopulos u takua me ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ku të dy zyrtarët vunë theksin tek integrimi i Shqipërisë në BE, lufta ndaj krimit e drogës, si dhe parandalimi i emigracionit të parregullt në zonën 'Shengen'.

Në fund të takimit, Xhafaj deklaroi se zyrtari grek mbështet integrimin e Shqipërisë në BE, duke shtuar se do të garantojnë lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave, duke luftuar emigracionin e parregullt, si dhe krimin e drogën. Nga ana e tij, zyrtari i KE deklaroi se ekipi më i mirë i FRONTEX do të vijë në Shqipëri për të siguruar dhe ofruar menaxhim më të mirë të emigracionit.

"Komisionari është një mbështetës shumë aktiv ndaj integrimit të Shqipërisë në BE. Avramopulos vjen sot në Tiranë në një moment të rëndësishëm edhe për Policinë e Shtetit. Vizita e tij tregon mbështetjen e  BE për reformat e nisura nga ne dhe luftën me krimin.

Thellim të marrëdhënieve dhe sigurisë sa i takon kufirit dhe lëvizjes së parregullt. Garantojmë përfundimisht që Shqipëria nuk do jetë në hartën e vendeve që prodhojnë kanabis. Luftë krimit të organizuar përmes ‘Forcës së ligjit’. Për të rritur performancën e Policisë së Shtetit dhe për ta sjellë në nivelin më të mirë.

Kjo është në marrëveshje e rëndësishme, që do na ndihmojë të marrim asistencë të kualifikuar për emigracionin e parregullt. Mundësi e mirë për ne dhe vendet e rajonit, ku ajo do implementohet për zgjerimin e kufijve me BE. Ne do ndjekim rregullat për miratimin në Parlament dhe zbatimin e saj shumë shpejt. Për të garantuar lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave", tha Xhafaj

Komisioneri për Migrimin dhe Punët e Brendshme do të qëndrojë sot në vendin tonë, ku pritet të zhvillojë takime edhe me ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati, si dhe me kryeministrin Edi Rama.

Qëllimi i kësaj vizite mësohet se është nënshkrimi i një marrëveshjeje mes policisë shqiptare dhe Frontex, lidhur me çështjen e kufijve dhe migrimin. Shqipëria ka një numër të lartë azilkërkuesisht, që udhëtojnë në vendet e BE për një jetë më të mirë. 

Ndërkohë, kjo vizitë e zyrtarit grek në vendin tonë vjen në një kohë, kur dy vendet fqinje janë përshirë në deklarata të forta sa i takon marrëveshjes së detit dhe çështjes çame.

Këto dy tema të nxehta kanë krijuar polemika, ku pas diskutimeve në rang diplomatik mes Bushatit dhe Kotzias, si fillim në Kretë dhe pastaj në Korçë, pala greke deklaroi se Shqipëria i ka lejuar shtrirjen me 12 milje në det. Zyrtari i lartë grek pritet të flasë në këtë vizitë edhe për këto çështje të rëndësishme të së shkuarës, që vijojnë të mbajnë peng marrëdhëniet mes dy vendeve.

marrveshja

marrveshja

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘El Cronista’: Shqipëria, vizitoni plazhet parajsore të destinacionit mesdhetar me kosto të ulët

Media spanjolle ‘El Cronista’: Shqipëria, vizitoni plazhet parajsore të destinacionit mesdhetar me kosto të ulët