DURRES -Sasia e drogës së sekuestruar mbrëmë në portin e Durrësit nuk ishte 600 kg por 1 ton e 24 kg kanabis. Lajmi u konfirmua sot nga policia e Durrësit. Droga u sekuestrua në brendësi të një kamioni të ngarkuar me tulla, dhe si destinacion kishte shtetin fqinj Italinë. Pasi është bërë peshimi i lëndës narkotike është konstatuar se sasia ishte dyfish më e madhe.
Kamioni me targa AA 058 D ka qenë i ngarkuar me tulla dhe kishte destinacion Italinë. Lënda narkotike ishte fshehur midis tullave të kamionit të firmës së transportit “Diamond”.
Polica ka ndalur gjithashtu shtetasin Besnik Celcima, 49 vjeç, i cili është poseduesi i lëndës narkotike. Për sekuestrimin e drogës policia mori informacion rrugë operative. Celcima akuzohet për trafik ndërkombëtar droge.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com