TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për drogën e kapur në Malin e Zi në kontejnerin me banane. Në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”, Berisha i referohet shkrimeve të media ndërkombëtare lidhur me këtë ngjarje, të cilat sipas tij thonë se destinacion i drogës ishte Shqipëria, dhe më pas i referohet qëndrimit të qeverisë shqiptare e cila se droga nuk ishte për tregun tonë.
Berisha akuzon ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri se “me deklaratën e tij mbrojti pritësit e drogës”.
“Shqiptarët u habitën kur të nesërmen vetë ministri Tahiri vrapoi të mbronte pritësit e 250 kg kokainë duke deklaruar njëlloj si ata se droga nuk kishte destinacion Shqipërinë por Francën ose Italinë pasi sipas tij Shqipëria ishte treg i vogël për ngarkesa të tilla të mëdha. Me këtë deklaratë Tahiri iu tha shqiptarëve "mos kujtoni se droga është e jona". Me këtë deklarate Sajmiri i Ramës pohoi publikisht se droga ishte thjesht një trafik qeveritar dhe se Naziko ishte thjesht një ufo apo "halla" e qeverisë”, shkruan Berisha.
Ish-kryeministri shkon edhe më tej, ku shkruar se një zyrtar shqiptar dekonspiroi operacionin për kapjen e trafikut të drogës, që sipas Berishës po ndiqej edhe nga ndërkombëtarët.
“Ky rrjet trafiku po ndiqej që në lindje, sapo filloi, që nga vendi i origjinës deri në vendin e pritjes, nga shërbime partnere të specializuara në luftën kundër drogës. Por në këtë proces, këto shërbime, gjeten se një zyrtar i lartë shqiptar kishte përdorur informacionin e tyre për të njoftuar rrjetin dhe për këtë ata ndërprenë menjëherë bashkëpunimin me autoritet shqiptare. Zyrtari i lartë u shkarkua por të nesërmen urdhri i shkarkimit u anulua nga lart, shumë lart. Pas kësaj, shërbimet partnere njoftuan në dy raste të tjera shërbimet e vendeve të tjera por jo më ato shqiptare”, vijon berisha.
Reagimi i plotë i ish-kryeministrit Berisha në “FB”
“Qeveria: Mos kujtoni se droga ishte e jona!!!
Te dashur miq, keto dite, Policia, mediat e Malit te Zi, te rajonit dhe te botes dhane lajmin e bujshem se ne nje anije ne Malin e Zi u kapen 250 kg kokaine e cilesise me te larte me destinacion Shqiperine ne nje kontenier me banane te porositur nga kompania shqiptare me pronare Naziko Rrapon e themeluar vetem pak muaj me pare.
Shqiptaret u habiten kur te nesermen vet ministri Tahiri vrapoi te mbronte pritesit e 250 kg kokaine duke deklaruar njelloj si ata se droga nuk kishte destinacion Shqiperine por Francen ose Italine pasi sipas tij Shqiperia ishte treg i vogel per ngarkesa te tilla te medha. Me kete deklarate Tahiri iu tha shqiptareve "mos kujtoni se droga eshte e jona". Me kete deklarate Sajmiri i Rames pohoi publikisht se droga ishte thjesht nje trafik qeveritar dhe se Naziko ishte thjesht nje ufo apo "halla" e qeverise.
Burime te brendshme te Aleances se Anti-droges informojne sa vijon. Ky rrjet trafiku po ndiqej qe ne lindje, sapo filloi, qe nga vendi i origjines deri ne vendin e pritjes, nga sherbime partnere te specializuara ne luften kunder droges. Por ne kete proces, keto sherbime, gjeten se nje zyrtar i larte shqiptar kishte perdorur informacionin e tyre per te njoftuar rrjetin dhe per kete ata nderprene menjehere bashkpunimin me autoritet shqiptare. Zyrtari i larte u shkarkua por te nesermen urdheri i shkarkimit u anullua nga lart, shume lart. Pas kesaj, sherbimet partnere njoftuan ne dy raste te tjera sherbimet e vendeve te tjera por jo me ato shqiptare.
Tani pervec ketyre ministri Tahiri bertet se bashku me trafikantet se kjo sasi e madhe droge nuk ishte e destinuar per ne Shqiperine tone mbasi eshte e vogel por per Francen dhe Italine e madhe sikur ajo te mos mund te shperndahej lirshem nga voglushja jone ne Itali, Gjermani, France e gjetiu, madje edhe duke kaluar lirshem doganat e qeverise si miell i saj!! Sb”, shkruan Berisha.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com