Droga, LSI: A do shkarkojë Rama
veten dhe drejtuesit e policisë?

Droga, LSI: A do shkarkojë Rama<br />veten dhe drejtuesit e policisë?
Petrit Vasili akuzon kryeministrin Edi Rama se po shkatërron vendin me drogën, ndërsa shton se Qendra Europiane e Drogave raporton që Shqipëria është në qendër të trafikut ndërkombëtar dhe situata është tejet kritike.
 
Kryetari i grupit të LSI, bën përgjegjës kryesor Ramën, ndërsa ngre pyetjen nëse do të shkarkojë veten dhe drejtuesit e policisë meqenëse ka filluar shkarkimet kolektive.
 
Kujtojmë që ministrat e LSI janë ende në qeverinë Rama edhe pse kjo forcë politike ka dalë në opozitë, ndërsa ministrinë e Brendshme e drejton Dritan Demiraj i emëruar me propozim të PD në bazë të marrëveshjes së 18 majit mes Ramës dhe Bashës.
 
Pak ditë më parë ministri Demiraj deklaroi se në Shqipëri nuk po kultivohet më kanabis, ndërsa lufta është përqendruar te sasitë që janë stok.
 
Statusi i plotë i Petrit Vasilit
Qendra Europiane e Drogave raporton që Shqipëria është në qendër të trafikut ndërkombëtar të drogës dhe situata është tejet kritike.
 
Kryeministri i Shqipërisë është përgjegjësi kryesor, së bashku me policinë që është nën hyqmin e tij.
 
Meqënëse kryeministri ka filluar shkarkimet kolektive, a do ta shkarkojë veten dhe drejtuesit e policisë?
 
Apo edhe për drogën, që po shkaterron vendin, ai s'ka asnjë faj e fajin edhe për këtë e kanë drejtorët e spitaleve?!




dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Kosovë/ Përplasi për vdekje me makinë 44-vjeçarin, i riu nga Elbasani dyshohet se e bëri për hakmarrje! Arrestohet për vrasje

Kosovë/ Përplasi për vdekje me makinë 44-vjeçarin, i riu nga Elbasani dyshohet se e bëri për hakmarrje! Arrestohet për vrasje