"Droga", Meta - Brahos: Lëri 
skupet, ndiq rrugën e drejtësisë

skupet, ndiq rrugën e drejtësisë">
TIRANË - Në një deklaratë që dha sot për mediat, kryetari i Kuvendit Ilir Meta iu përgjigj dhe deklaratës së deputetit të tij, Spartak Braho, i cili në komisionin e posaçëm për dekriminalizimin, u shpreh se përdorues droge ka nga të dy krahët politikë. Sipas Metës, ky qëndrim është në kontradiktë me formimin profesional të Brahos.

“Së pari z.Braho është z.Braho, unë kam respekt për përvojën e tij, dhe do doja të kisha po këtë vlerësim edhe për punën e tij juridike. Deklarata më e fundit e tij mu duk në kontradiktë me formimin e tij juridik. Është e drejtë për të bërë lajme, skupe apo për të shtuar mjegullën në politikën shqiptare, por fatkeqësisht rruga më e vështirë e politikës shqiptare është për t’iu drejtuar drejtësisë, duke u ndalur tek rasti kur deputeti Braho tha atë që bëjnë sipas tij deputetë nga të gjitha palët. Do ta ftoja t’i drejtohej drejtësisë, dhe jo të krijohen mjegullnaja”, tha Meta, që nuk është menduar dy herë për të deklaruar që dhe Braho, si deputet i LSI duhet ti drejtohet  drejtësisë nëse ka akuza ndaj politikanëve apo deputetëve të ndryshëm për përdorim të lëndëve narkotike.

Deklarata ka ndodhur disa ditë më parë e ka shkaktuar debate brenda politikës. Kështu, duke folur në Komisionin e Posaçëm për Dekriminalizimin, Spartak Braho i është përgjigjur deklaratave të kreut të PD së, Lulzim Basha, i cili i ka kërkuar sërish kryeministrit Edi Rama dhe zyrtarëve të lartë, të bëjnë testin e drogës. Sipas deputetit Braho, duhet të forcohet ligji për dekriminalizimin, sepse “testi drogës nuk është gjë, pasi ka shumë që e kanë përdorur”. 

“Unë mendoj se nuk është gjë ajo që të bëjmë testet e drogës. Për mua është diskutim dhe çështje e kotë, por meqë e doni, hajdeni se e bëjmë. Por, ka shumë që e kanë përdorur drogën, jo vetëm nga ju, por edhe nga ne”, u shpreh Braho. Sipas tij, mjaft deputetë do të dilnin pozitiv gjatë testit të drogës. Ndërsa theksoi se socialistët nuk u konsultuan më parë me Lëvizjen Socialiste për Integrim, ndërsa hartonin projektligjin, Braho shtoi se si komisioni ashtu edhe qeveria nuk mund të miratojnë asnjë variant të projektligjit, pa bërë më parë ndryshimet Kushtetuese.

“Unë s’jam në dijeni të këtij projektligji për dekriminalizimin, por edhe qeveria duhet ta dijë se nuk bën dot ligj për dekrimializimin, pa bërë më parë ndryshimet Kushtetuese. Prandaj edhe ky zjarr në kashtë është. Ligjin duhet të na e kishte sjellë ministrja Ermonela Felaj këtu në komision dhe të na thoshte se edhe ne kemi bërë këto propozime”, theksoi Braho, i cili ka diskutuar seriozisht për ligjin, pavarësisht se deklarata e tij për përdorimin e drogës nga shumë politikanë të të dyja kahëve politike ka shkaktuar “tërmet” të vërtetë mediatik e politik.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Garda ndaloi deputetët e PD-së të hyjnë, Spiropali i falenderon

Garda ndaloi deputetët e PD-së të hyjnë, Spiropali i falenderon