Personi për të cilin Shërbimi i Sigurisë Federale në Rusi, beson të ketë qenë mbrapa tentimeve për të trafikuar afro 400 kilogramë kokainë nga Argjentina në Moskë, ka thënë se ka qenë viktimë e një situate të krijuar nga inteligjenca amerikane dhe policia argjentinase, kanë raportuar mediat ruse.
Pretendimet e bëra nga avokati i Andrei Kovalchuk janë një tjetër hap në rastin që përfshin 16 valixhe me kokainë të kualitetit të lartë, të cilat janë është gjetur në hapësirat e ambasadës ruse në Buenos Aires.
Është vlerësuar se vlera e kokainës në valixhe të ketë qenë 60 milionë dollarë. Ministrja e Sigurisë në Argjentinë, Patricia Bullrich, ka thënë javën e kaluar se 389 kilogramë me kokainë janë gjetur në valixhet që janë sekuestruar në dhjetor të vitit 2016, shkruan 'rel'.
Ajo e ka cilësuar këtë rast si, “një prej rasteve më komplekse të operacioneve të trafikimit të drogës me të cilat është përballur ndonjëherë Argjentina”. Kokaina është zëvendësuar me miell dhe valixhet janë dërguar më 2017 në Rusi, me ç’rast janë arrestuar dy persona kur kanë shkuar të marrin dërgesën, ka thënë Bullrich.
Ajo i është referuar një personi vetëm me inicialen K, për të cilin ka thënë se akuzohet që ka blerë kokainën dhe e ka dërguar në ambasadë. Avokati i Kovalchuk, Vladimir Zherebenkov, ka thënë se klienti i tij i ka lënë valixhet në ambasadë më 2016, në të cilat ka pasur kafe, alkool dhe disa çështje tjera, por jo kokainë.
Më 28 shkurt, mediat shtetërore ruse dhe ato të pavaruara, kanë cituar Zherbenkov, të ketë thënë se operacioni ka qenë një provokim i kryer nga shërbimet e inteligjencës amerikane dhe policia argjentinase në tentim për të diskredituar ambasadën ruse.
d.c./shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
32.4%
-
Jo
61.7%
-
Deri diku
6%
Vota total: 720
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shkencëtarët në Peru zbulojnë një fosil krokodili 12 milionë vjet të vjetër
28 Nëntor, 15:26
-
Tiranë/ Lojëra ilegale fati online, 'Bad Spin 4' godet grupin në kryeqytet, 8 të arrestuar dhe 2 nën hetim (VIDEO)
28 Nëntor, 15:22
-
Shoku i Martinit kërkoi 80 mijë euro për trajtim mjekësor, reagon Trauma: Gjendja shëndetësore e mirë! S’ka asnjë komplikacion që të kërkojë ndihmë jashtë mundësive të ofruara nga ne
28 Nëntor, 15:16
-
Linja e mendimit e disa 'intelektualëve' italianë që ndërhyrjen e Nato-s në Kosovë vazhdojnë ta trajtojnë si agresion ndaj Serbisë!
28 Nëntor, 15:15
-
Durrës/ Tregtonte paketa cigaresh kontrabandë, arrestohet shitësi 50-vjeçar! Akuzohet për 8 vepra penale
28 Nëntor, 15:10
-
Vlorë/ Rama inspekton punimet në Qendrën Multifunksionale dhe Aeroportin e ri: Ambicie të mikpresim ajkën e inovacionit! Punë ditë-natë, natë-ditë
28 Nëntor, 15:00
-
Itali/ Vrasja me thikë e shqiptarit Van Koxha, 2 maqedonas të arrestuar dhe 2 në kërkim! Shkak dhe bastet, vëllezërit policisë: Na therën, na ndihmoni! (FOTOT)
28 Nëntor, 14:54
-
Zbulohet trajtimi i parë i astmës pas 50 vitesh kërkime
28 Nëntor, 14:45
-
Humbja në Liverpool, Ancelotti: Keni për ta parë, do kualifikohemi dhe do garojmë për trofeun
28 Nëntor, 14:41
-
Australia ndalon përdorimin e rrjeteve sociale deri në 16 vjeç! Parlamenti miraton nismën e kryeministrit me origjinë shqiptare Anthony Albanese
28 Nëntor, 14:38
-
Eduard Zaloshnja: Vetëm 40% e pasardhësve të familjeve të persekutuara gjatë regjimit komunist votojnë për PD-në…
28 Nëntor, 14:37
-
Itali/ Vdekja e 18-vjeçarit shqiptar Samuel Tafçiu dhe binjakeve Esposito, arrestohet 38-vjeçari! Akuzohet se shkaktoi shpërthimin në fabrikën e lëndëve plasëse (FOTOT)
28 Nëntor, 14:20