Për sasinë e drogës së kapur mbrëmë nga policia kufitare e Turqisë në autobusin shqiptar në të cilën udhëtonin 35 anëtarë të Forumit Rinor të Partisë Socialiste, ka reaguar edhe kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këllici.
 
Kreu i FRPD-së akuzon se Drejtori i Shërbimit Kombëtar të Punësimit, njëkohësisht zv. Kryetar i FRESSH, gjen mënyra të reja për punësimin e të rinjve socialistë.
 
Sipas Këlliçit profesioni më i pëlqyer i drejtuesve socialist është ai i trafikantit të drogës. Ai shton më tej se procesi i dekriminalizimit duhet shtrirë edhe më gjerë.

Redaksia Online
 (Shqiptarja.com)