Droga në Derven, dy mijë
rreshta me tela për tharjen e saj 

Droga në Derven, dy mijë<br />rreshta me tela për tharjen e saj 
Një sasi prej 30 kile drogë, ishte përgatitur në magazinën e zbulur me hashash në fshatin Derven, për tu transportuar drejt Malit të Zi. Kjo sasi ishte bërë gati nga të arrestuarit Gjovalin Gjokeja dhe Marius Leka.

Lënda narkotike nuk ka mundur të dalë nga magazina dhe të niset drejt Malit të Zi, për shkak se policia dhe prokuroria kanë pikasur aktivitetin e këtij, grupi duke ndërhyrë për asgjësimin e saj.

Pas arrestimit të 12 personave, financuesit dhe puntorët janë përgjuar në mënyrë ambientale në ambientet e policisë së Durrësit, duke përfituar biseda që tregojnë të gjithë aktivitetin e këtij grupi kriminal.

Ndërkohë që gjatë operacionit policia dhe prokuroria kanë zbuluar disa dhoma ku ishin ndërtuar 2 mijë rreshta me tel për të tharë sasinë e drogës.

Ndërkohë në banesën e shtetasit Kujtim Rexhepi allias Valentin Smykalova, janë sekuestruar 142 thasë të mbushur plot me drogë të thatë, e gatshme për tu paketuar dhe shitur.
 
Zbulimi i magazinës
Ka rezultuar se në datën 18 tetor 2016, rreth orës 20:00 nga ana e efektivëve të Drejtorisë së Përgjithshme për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda Tiranë, pasi kanë qenë të planëzuar me shërbim në aksin rrugor të Fushë Krujë, kryesisht në fshatin Derven, në krahun e majtë të drejtimit të lëvizjes rreth 100 metra sapo kalon lokal restorant “Vllaznia”, u konstatua një magazinë dykatëshe me ngjyrë të bardhë, me dritare e çati. Nga raportet e vëzhgimit ka rezultuar se automjetet “Audi Q7”, me ngjyrë të zezë, me targë AA 066 LD, kamionçinë ngjyrë blu dhe jeshile, tip “IVECO”, me targë AA 216 DD, furgon i bardhë me targë AA057GL, “Wolksvagen Sharon” me ngjyrë gri, me targë AA 762 DH, si dhe dy automjete të tjera janë parë duke hyrë dhe dalë disa herë nga magazina. Më pas është bërë ndërhyrja dhe është bërë e mundur kapja në flagrancë duke bërë djegien e bimëve narkotike shtetasi Erjon Vathi, ndërsa një person tjetër është larguar dhe më pas është identifikuar si shtetasi Ervin Gjokeja, drejtuesi i mjetit me targë AA 216 DD  Në vazhdim është ndërhyrë dhe në magazinën dy katëshe ku në katin e dytë janë kapur në flagrancë duke punuar shtetasit Ferit Sula, Ali Kuçi, Ersialdo Nikolla, Besmir Vathi.

Përgjimi ambiental në polici
Për një hetim sa më të plotë dhe objektiv të kësaj vepre penale, pas konkludimit të bërë me prokurorinë është bërë dhe përgjimi ambiental midis personave të dyshuar si autorë të kësaj vepre penale. Përgjimi është bërë në ambientet e drejtorisë vendore të Policisë Durrës, nga ku kanë rezultuar biseda me interes për faktet objekt hetimi dhe autorët e veprave penale. Në vazhdim të veprimeve të policisë në një lokal, pranë vendit ku është gjetur dhe sekuestruar lënda narkotike, është bërë dhe kapja në flagrancë e shtetasve Kujtim Rexhepi allias Valentin Smykalova, Gazmir Gjokeja, Nilson Gega, Gjovalin Gjokeja dhe Aurel Gjokeja. Është bërë pyetja e shtetasve të lartpërmendur ku personat që janë kapur brenda në magazinë, punëtorët e kanë pranuar faktin që janë marrë me qethjen dhe rregullimin e lëndës narkotike, ndërsa personat e tjerë që janë kapur në lokal nuk japin shpjegime në lidhje me lëndën narkotike që është gjendur në magazinë dhe në banesën e shtetasit Kujtim Rexhepi.

Grupi kriminal
Sa më sipër, duke marrë në konsideratë faktin e gjetjes dhe të sekuestrimit të një sasie të madhe lënde të dyshuar narkotike Canabis sativa, faktin që është gjetur në formë bimore të rritur, të butë dhe të thatë, faktin që për sjelljen në këtë fazë të kësaj lënde është dashur një punë disa mujore dhe e shumë personave, duke siguruar si fillim farën, mbjelljen, kultivimin, e më pas prerjen, tharjen dhe përgatitjen për shitjen e saj brenda dhe jashtë vendit, krijohen dyshime të arsyeshme dhe të mbështetura në prova se shtetasit Kujtim Rexhepi (Valentin Smykalova), Gazmir Gjokeja, Nilson Gega, Gjovalin Gjokeja, Aurel Gjokeja, Ferit Sula, Ali Kuçi, Ersialdo Nikolla, Besmir Vathi, Erjon Vathi, Erald Bardhoku në bashkëpunim midis tyre në formën e grupit të strukturuar kriminal kanë kultivuar lëndë narkotike si dhe kanë prodhuar e mbajtur lëndë narkotike të dyshuar të llojit canabis sativa.

30 kile drejt Malit të Zi
Gjatë hetimeve janë krijuar dyshime të bazuara në prova se shtetasit e arrestuar Gjovalin Gjokeja dhe Marius Leka në bashkëpunim midis tyre kanë tentuar të trafikojnë për në Malin e Zi, një sasi prej 30 kg lëndë narkotike të llojit canabis sativa, e cila ka qenë e vendosur në pako. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, bërë në kompleksin ku janë kapur në flagrancë punëtorë duke përpunuar lëndën narkotike te një kontenier i modifikuar si shtëpi e mobiluar me orendi shtëpiake të vjetra në një distancë rreth 10 dhjetë metra nga kompleksi, në një nga dhomat, në një divan janë gjetur në pjesën e sipërme të divanit, një armë zjarri brezi model TT kalibër 7,62 mm, me krehër me 7 fishekë, armë zjarri brezi model “Makarov Sheskin”.

2 mijë rreshta me tela për të tharë drogën
Nga këqyrja e vendit, banesës së pabanuar që sipas deklarimeve të marra shtetasit Valentin Smykalova, posedohej nga ana e tij, banesë që ndodhej ngjitur me banesën ku banonte ky shtetas, ka rezultuar se banesa ishte me dy kate, e ndarë me dy porta hyrjeje dhe nga këqyrja e bërë në këto dhoma, në pesë prej tyre u gjetën bimë narkotike në proces tharjeje, si dhe dy armë automatike model 56, kalibër 7,62 mm me një krehër me 30 tridhjetë fishekë, si dhe një armë pushkë model 56, kalibër 7,62 mm të cilat u morën në cilësinë e provës materiale për ekzaminim të mëtejshëm.Në pesë dhomat gjendeshin tela ku ishin varur degëza bimësh për t’u tharë, ku nga numërimi i këtyre rezultoi të ishin 2000 dy mijë rreshta, si dhe arka me mbetje të bimëve të dyshuara si narkotike të llojit Cannabis sativa, të gjitha këto u asgjësuan me anën e djegies.

142 thasë plot me drogë të thatë
Në një nga dhomat në katin e dytë të banesës u gjetën, u fiksuan dhe më pas u morën në cilësinë e provës materiale 142 thasë të mbushur me masë bimore në gjendje të thatë, ku një pjesë e këtyre thasëve ishte prej linoje dhe një pjesë e vogël prej plastmasi me ngjyrë të zezë.Të gjithë këta thasë u morën në cilësinë e provës materiale me qëllim ekzaminimin e lëndës dhe peshimin e saj. Peshimi i bërë lëndës narkotike e cila u gjet te kompleksi dhe te banesa e shtetasit Valentin Smykalova, e cila u fut dhe u mbyll në qeset e provave të përshkruara në procesverbalin e peshimit ka rezultuar të ketë një peshë totale prej 1.190 kg e 685 gramë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Nga këqyrja e bërë automjetit “Ëolksvagen Sharon” me targë AA762DH është gjetur dhe sekuestruar një sasi mase bimore e dyshuar si lëndë narkotike e llojit Cannabis sativa, e cila pasi u fiksua, sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar