Droga në Durrës, arrestohet në
Rinas biznesmeni Kacjolin Zefi

Droga në Durrës, arrestohet në<br />Rinas biznesmeni Kacjolin Zefi
Dy ditë pas sekuestrimit të një sasie marijuane prej 700 kg, ka rënë në prangat e policisë, porositësi i kësaj lëndë narkotike, biznesmeni nga Shkodra Kacjolin Zefi.  
 
Lënda narkotike u sekuestrua në portin e Durrësit e ngarkuar në një kamion mbrëmjen e të dielës. Fillimisht policia kufitare ka ndaluar drejtuesin e kamionit, por pas dëshmive ai u la i lirë dhe u shpall në kërkim pronari i firmës së konfesioneve, 51 vjeçari me inicialet Kacjolin Zefi, 51 vjeç, banues në Shkodër.

Destinacioni i lëndës narkotike ishte tregu italian. Biznesmeni Zefi u kap mesditën e sotme në Aeroportin e Rinasit, i cili po kthehej nga Italia për në Shqipëri.
 
Vijojnë hetimet e mëtejshme në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda për zbulimin e rrjetit të trafikut të drogës.

Si u gjetën 700 kg drogë në kamion
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, kanë sekuestruar rreth 700 kg Cannabis Sattiva në një kamion në portin e Durrësit.
 
Dy ditë më parë, 27 Nëntor, në Portin e Durrësit, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në automjetin tip kamion Iveko me targa AA 475 LO që drejtohej nga L.S. u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 497 pako me peshë rreth 700 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.
 
Policia shpalli në kërkim shtetasin Kacjolin Zefi 51 vjeç, banues në Shkodër, si porositës të drogës.  
 
Ai ra në prangat e policisë mesidtën e sotme në aeroportin ndërkombëtar "Nënë Tereza", teksa po kthehej nga Italia. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar