Droga në Kapshticë, arrestohen
dy bashkëpunëtorët e Eldi Zahiri

Droga në Kapshticë, arrestohen<br />dy bashkëpunëtorët e Eldi Zahiri
Policia e  Korçës ka vënë në pranga sot dy bashkëpunëtorët e poseduesit të 574 kilogramëve lëndë narkotike që u sekuestruan dje në Kapshticë në një kamion, ku menjëherë më pas u arrestua drejtuesi i mjetit Eldi Zahiri 38 vjeç.
 
Sipas policisë, në pranga kanë rënë: Janaq  Koçeli, 58 vjeç  dhe Lutfi  Shabani, 45 vjeç, pasi nga  veprimet  hetimore e proçeduriale të kryera,  rezulton ata e kryenin  veprimtarinë  e tyre  kriminale  në bashkëpunim me Eldi  Zahiri, 38 vjeçtë cilit  iu konstatua  lënda narkotike,   në mjetin që ky i fundit  drejtonte dhe kishte si destinacion Turqinë. 
 
Gjatë ditës së djeshme efektivët e policisë kufitare pas një kontrolli në kamionin tip ‘MAN’ gjetën dhe sekuestruan 574 kg Cannabis Sattiva dhe bënë arrestimin në flagrancë të  Eldi  Zahiri, 38 vjeç.
 
Lënda narktoike ishte e ndarë në 474 pako dhe destinacioni i bimës narkotike ishte Turqia.

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në Llogara, drejtori i Përgjithshëm i Zjarrfikëses: I qëllimshëm, autorët të vendosen para ligjit

Zjarri në Llogara, drejtori i Përgjithshëm i Zjarrfikëses: I qëllimshëm, autorët të vendosen para ligjit