‘BanaKing’ nxjerr nga loja skanerin, kontrolle fizike në port! Dyshime për kokainë në kontejnerët me banane nga Ekuadori (VIDEO)

Në portin e Durrësit kontejnerët e “Banaking”, kapur disa herë me kokainë po kontrollen fizikisht dhe jo me skaner. Kjo, pasi dy javë me parë, skaneri nuk arriti të kapë 33.5 kg kokainë që policia zbuloi me qen anti-drogë brenda kontejnerëve me banane ardhur nga Ekuadori.

Prej një jave Byroja Kombëtare e Hetimit, strukturë e SPAK-ut, policia e kufirit dhe doganës në bashkëpunim me autoritetet portuale Durrës janë duke ushtruar kontrolle në 184 konteniere të importuar në portin e Durrësit.  Në pamjet që sjell Report Tv shihen arkat me banane të cilat janë shpërndarë në dysheme për kontroll të imtësishëm.

Përveçse me skaner kontrollet po kryhen në mënyrë fizike dhe me qen antidrogë në kontejnerët e Banaking. Kontrollet e imtësishme kryhen pasi në portin e Durrësit dyshohet se kalojnë sasi të mëdha kokaine. Rasti më i fundit më 4 nëntor, ku brenda arkave me banane që vitin nga Ekuadori për llogari të “Banaking” u gjetën 33.5 kg kokainë. Në kërkim është shpallur pronari i kompanisë ‘BanaKing’, Trifon Murataj, ndërsa mbahen në burg administratori dhe dy punonjës të skanerit në portin e Durrësit.

Itinerari
Report Tv ka mësuar edhe itinerarin që ka ndjekur anija. Ajo është nisur në 20 shtator nga Porti “Puerto Bolivar” i Ekuador, 10 ditë më pas është ndalur në Panama, në portin ‘Cristóbal’. Destinacioni i radhës ka qenë Porti ‘Gioia Tauro’ në Itali ku anija ka qëndruar në këtë Port deri më 21 tetor. Në këtë datë, është nisur drejt Shqipërisë, ku ka mbërritur në Portin e Durrësit më 28 tetor, e ndërsa zbulimi i drogës është bërë, dje më 3 nëntor.

Drogë në kontenierët e ‘BanaKing’, rast i përsëritur
Kjo nuk është hera e parë në kontenierët me banane të Kompanisë ‘BanaKing’ është gjetur drogë. Rasti më i fundit ka qenë në korrik të këtij viti. Kontenieri me banane u gjet i hapur dhe u zbulua se mungonin rreth 50 arka, të cilat dyshohet se kishin kokainë. Episodet me drogë në Portin e Durrësit janë të shumta

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?