Droga në Përmet, lanë garanci
pasurore,lirohen 2 të arrestuarit

Droga në Përmet, lanë garanci<br />pasurore,lirohen 2 të arrestuarit
PËRMET- Gjykata e Përmetit i ka lënë të lirë, dy personat e arrestuar tre ditë më parë pasi iu gjetën 786 kg hashash në tunel.
 
Mësohet se Prokurori i çështjes ka kërkuar ”arrest me burg” për dy të arrestuarit Donald Nikollari dhe Gentian Hysenji, por gjykatësja i ka lënë të lirë kundrejt garancisë pasurore që kanë ofruar dy të arrestuarit.   
 
Nikollari dhe Hysenji u arrestuan tre ditë më parë, pasi Policia ka gjetur dhe sekuestruar 768 kg kanabis në një tunel në fshatin Piskovë, si dhe bëri të mundur arrestimin e poseduesve të drogës. 

Përmet, kapen 768 kg kanabis në një tunel
Policia gjeti dhe sekuestroi 768 kg kanabis në fshatin Piskovë gjatë një operacioni.

Lënda narkotike, sipas policisë ishte e ndarë në 102 pako dhe disa thasë, dhe ishte fshehur në një tunel në fshatin Piskovë.

E ndërsa një ditë më voni u shoqëruan Gëntjan Hysenji, 36 vjeç dhe Donald Nikollari, 32 vjeç .

[gallery]22457[/gallery] 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar