Shkon në 2 numri i të arrestuarve për rreth 350 kilogramët e marijuanës të sekuestruara në fundin e dyfishtë të një kamioni në Portin e Durrësit, I cili kishte për detinacion Italinë.
Efektivët e antidroges në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda arrestuan Muhamet Demrozin, 55 vjeç banues në Blerimaj të Kavajës, ndërsa mësohet se janë shpallur në kërkim: Bashkim Demrozi, 32 vjeç; Agim Demrozi, 43 vjeç dhe Ermal Lusha, 41 vjeç, që të tre banues në Kavajë.
Në operacionin e policisë kufitare në Portin e Durrësit mbrëmjen e të martës, teksa zbuloi drogën e maskuar brenda shasisë së kamionit pa ngarkësë, arrestoi drejtuesin Fatmir Doja, 47 vjeç nga Spilleja e Kavajes.
Plot 320 pako të mbushura me drogë ishin maskuar në kamion të markës Iveco me targa AA 336 JJ që po kryente procedurat e imbarkimit për të udhëtuar me një nga tragetet e linjës Durrës-Bari.
Krimet e Rënda kanë intensifikuar hetimet për gjetjen e servisit ku bëhet ndërhyrja në automjete pqë sistemimin e vëndeve të fshehta në shasi, si edhe për mënyrën e sigurimit dhe origjinën e bimës narkotike.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO