Droga në Pragë, Katerina Xhelo
nga televizioni në diplomaci |

Droga në Pragë,  Katerina Xhelo<br />nga televizioni në diplomaci |
TIRANE- Nga "show girl" në televizonin shtetëror, në majën e diplomacisë. Ky është kapërcimi i Katerina Xhelos, konsulles aktuale të Shqipërinë në ambasadën shqiptare në Pragë (Çeki). Fytyra e njohur që shfaqej në ekranin e TVSH-së dhe prej vitit 2003 si pjesë e trupit diplomatik të Shqipërisë, tashmë është e lidhur me skandalin e trafikut të drogës në Çeki, sepse kosovari i akuzuar përdorte makinën e konsulles Xhelo për ta bërë këtë trafik pa u ndaluar nga policia.
Katerina Xhelo, që për shumëkënd mbahet mend si imazh televiziv, e ka nisur karrierën në diplomaci në vitin 2003 si sekretare pranë ambasadës shqiptare në Pragë, kur trokiti për herë të parë për të gjetur punë. Në vitin 2006 ajo u emërua si sekretare e parë e ambasadës dhe më pas kapi postin e konsulles, në të cilin është aktualisht.
Në profilin e saj në rrjetin social "Facebook", Xhelo ka ekspozuar fotot më të mira të rinisë dhe ato të jetës në Pragë, mes parfumeve, trëndafilave dhe antikuareve. Duke mos harruar të komentojë edhe statusin shoqëror prej beqareje dhe në kërkim të kandidatëve për partnerë nga Europa, deri në Australinë e largët. "Çudi me botën mashkullore, i kërkojnë femrat të kuruara vetëm te rimeli i syve...rrallë kthen kokën ndonjë e të shohë thellë në shpirt ...botë komerciale e dashur"-thotë Xhelo në një koment, duke iu përgjigjur një mikeshe në FB. Ndërsa një shoqe i thotë, mes të tjerash: "Në kinematografi duhet të kishe bërë karrierë Katerin...jo se në diplomaci je keq, por anyway... do të kishe shkëlqyer edhe në filma".

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online