Pas drogës së sekuestruar ditët e fundit në Itali, që vinte nga Shqipëria sipas autoriteteve të vendit fqinj, ka reaguar kryetari i grupit të LSI, Petrit Vasili.
 
Vasili ironizon kontrollin nga ajri pak ditë më parë të ministrit të Brendshëm, që deklaroi se nuk ka më kanabis, ndërsa akuzon se ustallarët i kanë mbushur magazinat me drogë deri për në fund të shekullit.
 
Kapen ne Itali përsëri qindra kilogramë drogë, që vjen nga Shqipëria. Ministri i Brendshëm e pa nga ajri Shqipërinë dhe tha që nuk ka më drogë. Po kjo drogë, nga na desantoi në Itali?
 
Ustallarët i paskan mbushur magazinat me drogë deri për në fund të shekullit. Policia nuk e sheh e nuk e kap dot drogën, kriminelët dhe trafikantët; s'kanë faj, janë një, janë bashkë, siç ishin edhe më 25 qershor
” shprehet Vasili.
 
Dritan Demiraj pas një kontrolli të territorit pak ditë më parë nga ajri u shpreh se në Shqipëri nuk ka më parcela të kultivuara me kanabis, ndërsa shtoi se operacioni duhet të përqendrohet te sasitë e fshehura nga viti i kaluar.             


dy.b/shqiptraja.com