Policia ka goditur një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike. Rreth 1 250 rrënjë bimë narkotike Cannabis Sattiva, të mbjella në 4 parcela, janë asgjësuar sot në Tropojë,.

Efektivët e Komisariatit të Policisë Tropojë, në vijim të punës për kontrollin e territorit për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Palç, konstatuan dhe asgjësuan 1.250 rrënjë bimë narkotike Cannabis Sattiva, të mbjella në vendin e quajtur "Prroi i fshatin Palç".

Bimët u asgjesuan me anë të djegies, ku një pjesë e tyre u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. 

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com