Droga shpërndahej në lokal në doza të vogla, 3 të arrestuar në Durrës! Kapet edhe një tjetër shpërndarës me makinë

Droga shpërndahej në lokal në doza të vogla, 3 të arrestuar në Durrës! Kapet edhe një tjetër shpërndarës me makinë

Foto ilustruese

2 raste të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike janë goditur ditën e sotme në Durrës. Në pranga kanë rënë në total 5 persona. 3 prej tyre kishin përshtatur një lokal në lagjen nr.13, Plazh, për të shpërndarë lëndën narkotike.

“Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë konstatuar në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, një rast të veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike.  Nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës u arrestua në flagrancë për veprat penale "Moskallëzimi i krimit" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", shtetasi A. S., 31 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", si dhe shtetasi E. A., 35 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve". Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. S., e cila ishte marrë me qira nga shtetasi E. A., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 700 gramë lëndë narkotike cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë edhe shtetasi Y. Ç., 39 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale "Përshtatja e lokalit për përdorim droge", pasi kishte përshtatur lokalin e tij që ndodhej poshtë kësaj banese, për shpërndarjen e lëndës narkotike në doza të vogla. Po nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës u arrestua në flagrancë për veprat penale "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë" dhe "Drejtimi i automjeteve të mënyrë të parregullt", shtetasi K. R., 26 vjeç dhe për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", shtetasi E. V., 30 vjeç, të dy banues në Durrës”, thotë policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë