Droga,Vasili:Pas 2 jave skandal i
madh,zbulohen transfertat jashtë

Droga,Vasili:Pas 2 jave skandal i<br />madh,zbulohen transfertat jashtë<br /><br>
Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka bërë një deklaratë të fortë i ftuar te “5 pyetjet nga Babaramo”, në Report Tv.

Ai u shpreh se pas dy javësh do plasë një tjetër skandal në vijim të hetimeve për trafikun e drogës, ku sipas Prokurorisë rezulton i përfshirë edhe ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Vasili foli për transferta parash në bankat jashtë vendit, pa përmendur emra, ndërsa shtoi se janë para të pista nga trafiqet por dhe korrupsioni. 

Kam thënë se shumë qartë dhe prerë debatet e sotme nuk janë asgjë në krahasim me debatet që do të vijnë në vazhdim ku do të jenë të shumë të rënda. Do të ketë dhe ngjarje të mëdha. Të krimit dhe të trafikut, edhe të parave të psita dhe parave të transportuara diku larg. Që janë para jo të pastra, të jeni shumë të qartë, të prodhuara edhe nga trafiqet dhe nga korrupsionit, u shpreh Vasili. 

Imuniteti i Tahirit, a dorëzojë mandatet opozita?
Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili mohoi që opozita të dorëzojë mandatet e deputetëve, nëse Saimir Tahirit s’i hiqet imuniteti nga Kuvendi seancën e të mërkurës. 

Jo, nuk do dorëzojmë asnjë mandat. Ato mandate na i kanë dhënë qytetarët dhe jo kjo maxhorancë”, tha Vasili.  

Do shkoni drejt dorëzimit të mandateve, siç edhe është folur?
Jo, nuk do dorëzojmë asnjë mandat. Ato mandate na i kanë dhënë qytetarët dhe jo kjo maxhorancë. Një hetim që nis nga një hetim i gjerë ndërkombëtar, tregon nyjat e krimit, ku të gjithë janë bërë pis.

Takimi i Ramës me Leonard Kokën
Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka komentuar edhe takimin e Edi Ramës me Leonard Kokën, vëllain e ish-ministrit të LSI, Lefter Koka. Vasili tha se Koka e ka mohuar takimin me Ramën dhe sipas tij ai është më i besueshëm se Edi Rama. "Zoti Koka e ka përgënjeshtruat këtë, madje unë pashë dhe një nga këto webet, ku kishte darkuar paqësisht me bashkëshorten e tij që është një zonjë e nderuar, por mund të japë përgjigje vetë. Nuk e di se ç'mund të ndodhë me mediat. Pashë dhe një media tjetër që thoshte të kundërtën, por unë gjithmonë i besoj Narit"

Pjesë nga intervista e Vasilit te "5 pyetjet nga Babaramo"

Z.Vasili, kemi deklaratën e Ramës e cila la të kuptohej se do të votohet kundër arrestimit të Tahirit, keni pasur një takim, keni marrë pjesë dhe ju, në zyrën Lulzim Bashës me zonjën Kryemadhi për të rakorduar veprimet e opozitës, çfarë vendosët, çfarë do të bëjë opozita?
Me qenë i sinqertë më ju, nuk ka asnjë gjë për të akorduar, pasi qëndrimi i LSI dhe i PD është shumë i qartë. Ishte një ndarje mes dy filozofisë, filozofia e opozitës është mbështetje e plotë e organit të akuzës, të hetojë dhe të zbardh të vërtetën. 

Tek qëndrimi juaj politik, si do reagoni ju?
Ne do të votojmë pro në mënyrë të padiskutuar kërkesës së organit të akuzës nga A deri tek Zh siç e kanë kërkuar. Opozita është vendosur në kahun e drejtë, pasi është në mbështetje të plotë kundër trafikut dhe krimit. Nuk kemi pasur kurrë në 25 vjet të krimit dhe ndërthurjes kriminale. Është hera e parë që Parlamenti shqiptar përballet me një çështje të tillë, këtu nuk kemi të bëjmë me një ngjarje të paprecedentë.

Sot keni paralajmëruar se do të bojkotonin Komisionet Parlamentare?
Nuk kemi paralajmëruar, veprimtaria parlamentare deri ditën e mërkurë opozita nuk do të marrë pjesë. Me përjashtim, është thënë shumë qartë, të një dëgjese që organizon komisioni i shëndetësisë, i cili ka të bëj me trajtimin e të sëmurëve onkogjen në gjendje terminale, pasi është një temë delikate për të cilën ka një ndjeshmëri të lartë sociale.

Kur e merrni vendimin politik dhe reagimin e parë që do keni?
Nuk më mërzisin pyetjet tuaja, ndërkohë kur krimi është në këtë lloj formë, Iliri dhe kameramanët janë të rrezikuar...

Thuhet në redaksitë e mediave se opozita do dorëzojë mandatet nëse Tahirit nuk i hiqet imuniteti...
Jo, nuk do dorëzojmë asnjë mandat. Ato mandate na i kanë dhënë qytetarët dhe jo kjo maxhorancë. Nuk do heqim dorë nga mandatet se maxhoranca u bë njësh me krimin, absolutisht që jo. Janë mandate për të cilat shqiptarët na kanë ngarkuër të denoncojmë siç edhe po e bëjmë. Janë mandatet e maxhorancës ato që janë bërë pis, janë blerë dhe sipas përgjimeve ishin shpenzuar 20 milionë euro në një zonë të Tiranës dhe ato mandate duhet të ikin nga Parlamenti dhe jo ne. 

Ju prisni qytetarët? Nga kjo situatë kaq tragjike që përshkruhet, që t’ju bashkohen qytetarët?  
Ne po i orientojmë qytetarët Ilir, mos u bëjë kriticieri i ynë, por bëju kriticieri i kësaj qeverie. Ne meritojmë fjalët më të mira pasi po reagojmë në mënyrë më të rreptë politike dhe qytetare, për t'i thënë ndal dhe krimi të mos bëhët njësh me politikën.

Jemi të interesuar për të ditur, ku do të konsistojë aksioni politik i opozitës pas ditës së mërkurë, ku nuk do të lejohet arrestimi i Saimir Tahirit?
Edhe veprimi i opozitës do të jetë shumë intensiv, gjithmonë demokratik dhe shumë i larmishëm. Unë kam paralajmëruar me datë 28 shtator kur kishim diskutimin e plehrave, dhe kam thënë shumë qartë dhe prerë. Kam thënë se shumë qartë dhe prerë debatet e sotme nuk janë asgjë në krahasim me debatet që do të vijnë në vazhdim ku do të jenë të shumë të rënda.

Çfarë dinit në atë moment që nuk e bëtë publike në seancën e Parlamentin?
Unë nuk bëjë asnjëherë publike, ta bëjnë ato institucione që kanë për detyrë ta bëjnë. Siç po e bëjnë, për herë të parë jam i lumtur që institucionet po e bëjnë shumë mirë punë e vet. Ky trafik, ka kaluar kufijtë e Shqipërisë duke shkuar në Itali dhe Greqi deri në Hollandë dhe më gjerë. Kjo qeveri nuk e lufton krimin, por është pjesë e krimit. Paguhet dhe shpërblehet me këtë krim, blenë dhe zgjedhjet me këtë krim.

Pritet një megaskandal të shpërthejë i ngjashëm me të parin?
Po, po do të ketë dhe ngjarje të mëdha. Kur? Doni ditën dhe orën? Që nga 28 shtatori, pati rreth 3 javë besoj të jetë kaq ose më pak se sa kaq. Do të ketë vazhdimisht raste të tilla.

Të çfarë fushe do të jenë këto skandale?
Të krimit dhe të trafikut, edhe të parave të psita dhe parave të transportuara diku larg.

Janë zbuluar konto bankare? Para ilegale jashtë vendit?
Unë të thashë fushat për të cilat do të jenë.

Këto informacione në çfarë rruge i keni marrë?
Që janë para jo të pastra, të jeni shumë të qartë, të prodhuara edhe nga trafiqet dhe nga korrupsionit.

Në çfarë vendi?
Keni mundësi ta shuani kuriozitetin nuk është ndonjë problem...

Ju lini të kuptohet qartësish një skandal tjetër, në çfarë rruge e keni gjetur, nga shërbimet partnere apo nga shërbimet tona?
E kam dëgjuar nga miqtë e medias, jashtë Shqipërisë. Jo nga shërbimet. 

Ju po e thoni për t’i bërë bisht pyetjes, që të vazhdoj me pyetjen tjetër apo?
Jo nuk e kam për t’i bërë bisht pyetjes pyetje, andej e kam dëgjuar dhe nga këta miq që kam, kanë informacion të saktë.

Si e gjykoni mbrojtjen që i bëri Rama, e shiti siç e akuzuan shumë simpatizantë që brohorisnin para Parlamentit, apo realisht e mbrojti?
Nuk ka vend për ta shitur Saimir Tahirin, pasi e mbrojti për të mbrojtur veten e tij. 

Përse, fati i tij është i lidhur me fatin e qeverisë?
Pse jo, një veprimtari kriminale e një ministri, i cili i dha një dimension më i madh se çfarë kishte pozicioni i ti, edhe unë kam ditur ku e kam vendin. S’kam dashur ta kem as më të madh dhe as më të vogël pozicionin. Ky ministër ishte për nevojat e kryeministrit dhe më gjerë.

Çfarë ka bërë më shumë se ministër i Brendshëm?
Ka qenë ministri i cili ishte emblema e suksesit të kësaj qeverie në luftën e trafiqeve në zhdukjen e kriminalitetit, e duartrokiste, e mbështeste vazhdimisht. Edhe mediat e huaja janë media kazani, po u kritikua ky kryeministër të gjithë janë media kazani, sepse opozitës nuk i beson.

Antimafia nuk ka hapur hetim për Saimir Tahirin, nuk është vënë në përgjim Tahiri, por janë përgjuar dy trafikantë...
Problemi ka marrë një dimension të frikshëm, po të mos ishte problem nuk do ta mbanin në vëzhgim, po mos ta kishin bëra ata, do ta bënte policia shqiptare. 

A shikoni një politizim ose një karakter regjional të prokurorisë, ose të paktën të asaj trupe që paraqiti dosjen e Tahiri në Parlament?
Unë kam një vlerësim tjetër, kur është bërë analiza e sistemit të drejtësisë, u evidentua një nga gjërat e pakta pozitive që kishte ky vend ishte Prokuroria dhe Gjykata e Krimeve të Rënda. Këto institucione kishin performancë të mirë dhe profesionale një nga shembulloret në vend.

Zoti Berisha dy ditë më parë tha së Edi Rama po darkonte prej katër orësh me zotin Koka, vëllain e ish-ministrit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, ku zoti Koka organizoi darkën e famshme të ngjalave të cilës ju referua dhe zoti Berisha? 
Zoti Nard Koka nuk është deputet i Kuvendit të Shqipërisë akoma, kështu që ju më thatë për deputetët dhe faktorët politikë. Nard Koka ka qenë si Franc Vranicki që në momente të vështira ta zgjidhur situata të mëdha, kësaj i referohet doktori. Doktori nuk më ka përgënjeshtruar, por veç më ka veçse më ka konfirmuar këtë që po them unë që nuk ka pasur komunikime me faktorët politikë. Thashë dhe një herë faktorë të këtij niveli sikur është Nari që ka pasur statusin e Vranickit që zgjidhte problemet e mëdha ka një status të veçantë, por jo të faktorit politikë.

E ka tentuar dhe këtë javë që të bëjë Vranickit? 
Jo, zoti Koka e ka përgënjeshtruat këtë, madje unë pashë dhe një nga këto webet, ku kishte darkuar paqësisht me bashkëshorten e tij që është një zonjë e nderuar, por mund të japë përgjigje vetë. Nuk e di se ç'mund të ndodhë me mediat. Pashë dhe një media tjetër që thoshte të kundërtën, por unë gjithmonë i besoj Narit. 

Më shumë i besoni Narit sesa Ramës? 
Rama nuk beson vetën e tij dhe jo ta besoj unë.

VIDEO/Emisioni 5 Pyetjet nga Babaramo, i ftuar në studio Petrit Vasili (pjesa e dytë)

VIDEO/Emisioni 5 Pyetjet nga Babaramo, i ftuar në studio Petrit Vasili (pjesa e parë)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Dumani: Në filtër vendimet e Vetingut, me iniciativën tonë hetojmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar! Në fokus dhe ata që janë në sistem, ka premisa që kryejnë akte korruptive

Dumani: Në filtër vendimet e Vetingut, me iniciativën tonë hetojmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar! Në fokus dhe ata që janë në sistem, ka premisa që kryejnë akte korruptive