Itali-Dymbëdhjetë persona janë vendosur në pranga si pasojë e një operacioni i antimafias italiane në Bari.
Sipas mediave fqinje nën hetim ishin 27 persona të akuzuar në lidhje me promovimin dhe mbështetjen e një organizate të dedikuar për shitjen e kokainës.
Pas hetimeve intensive të antimafias rezultoi se lënda narkotike në Itali vinte nga Shqipëria me anë të anijeve të peshkimit.
Ndaj të arrestuarve nga të cilët 11 janë transferuar në burg dhe për njërin është caktuar masa e sigurisë arrest shtëpie janë ngritur akuzat për trafikun e paligjshëm të substancave narkotike, veçanërisht kokainës, së bashku me menaxhimin dhe shpërndarjen e substancave të tilla në tregun lokal të Foggia-s dhe provincave përreth, duke përfshirë Barletta-Andria-Trani, Loëer Molise dhe Abruzzo.
Por duket se operacioni ka krijuar një ngërç lidhur me 15 personat e tjerë, të cilët për shkak të vonesave në procedurat e marrjes në pyetje, nuk u arrestuan. Kjo situatë mund të zgjidhet vetëm nga një gjyqtar, i cili duhet të dëgjojë të dyshuarit përpara se të vendosë nëse do të vazhdojë me arrestimin, për të shmangur konsiderimin e këtyre personave si fajtorë për krime më të rënda se ata të arrestuar menjëherë, raporton Ansa.
Si rrjedhojë, këta 15 të dyshuar tashmë e dinë kontekstin e hetimit dhe detajet e procedimit, duke krijuar frikën te autoritetet për rrjedhje të mundshme të hetimeve apo shkatërrim të provave.
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
29.6%
-
Jo
63.9%
-
Nuk e di
6.5%
Vota total: 570
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Itali/ Korrieri shqiptar kapet me 11 kg kokainë në autostradën e Bolonjës! Nervozizmi tradhtoi 25-vjeçarin, vlera e drogës rreth 1 mln euro
25 Janar, 22:35
-
Itali/ Vrau me çekiç partneren rumune, Apeli i Bolzanos lë në fuqi 24 vite burg për marangozin Avni Meçja! Prokuroria kërkoi izolim përjetë
25 Janar, 21:24
-
Itali/ ‘Akili’ u arratis nga burgu, Gjykata e Ankonës i kishte refuzuar lejen shpërblyese! Xhevdet Plaku ende në arrati
25 Janar, 21:06
-
Tiranë/ I shpallur në kërkim nga Italia për pjesëmarrje në organizatë kriminale, arrestohet 40-vjeçari
25 Janar, 15:31
-
Studimi i publikuar nga PE: Mjedisi politik në Shqipëri i polarizuar! Parti të dobëta opozitare, qeveria pritet të fitojë gjerësisht në zgjedhje
25 Janar, 11:54
-
Itali/ Ndjekje si në filma në rrugët e Padovës, shqiptari i droguar dhe me precedentë përplas makinën me murin!
24 Janar, 22:56
-
Lavrov flet për 'La Repubblica': Italia, anti-ruse! Marrëdhëniet bilaterale në nivelin më të ulët që nga Lufta e Dytë Botërore! Faji është vetëm i Romës
24 Janar, 22:38
-
Vëllai i Elon Musk viziton Italinë, takime me ministra dhe Melonin në kryeministri! Opozita: Palazzo Chigi duket si një zyrë satelitore, tregoni çfarë diskutuat
24 Janar, 21:12
-
Italia e dëboi për 10 vjet, 37-vjeçari ndërron mbiemrin në Shqipëri dhe rikthehet! Me precedentë të shumtë penalë, kapet duke qarkulluar me fuoristradë
24 Janar, 17:49
-
Itali/ Kishte fshehur rreth 1 kg kokainë dhe 4000 euro cash në bodrumin e shtëpisë, lëvizjet e shpeshta tradhtojnë 56-vjeçarin shqiptar! I skeduar dhe me precedentë
24 Janar, 17:09
-
Nis viti gjyqësor në Itali, Zaçaj e Kushtetueses dhe Sadushi i Gjykatës së Lartë të ftuar nderi! Priten edhe nga Presidenti italian Mattarella
24 Janar, 16:22
-
Riaktivizohet marrëveshja Itali-Shqipëri! Anija 'Cassiopea' gati për të sjellë emigrantë në Shëngjin
24 Janar, 15:56