KOZENCA- Një organizatë kriminale që merrej me trafikun e armëve dhe të drogës nga Shqipëria drejt Italisë është shkatërruar mëngjesin e sotëm përtej Adriatikut. Në operacionin e policisë, ku morën pjesë rreth 150 policë, janë ekzekutuar 44 urdhërarreste të firmosura nga prokuroria e Prokuroria e Antimafias italiane.

SHQIPTARET
Dy shqiptarë janë pjesë e bandës prej 44 personash, e cila prej vitesh merrej me këtë trafik. Mediat italiane kanë publikuar gjatë orëve të pasdites detaje të operacionit. Sipas tyre, dy shqiptarët, një djalë e një vajzë, konkretisht: Edvin Sadiku dhe Eglantina Arapi bashkë me të tjerë kishin në këtë bandë rolin e shpërndarësve të heroinës në disa zona.
Mes 44 të arrestuarve, 10 janë gra. Njëra prej tyre, Maria Scialpi, është drejtuesja e organizatës, e cila së bashku me vëllezërit Cosimo, drejtonte trafikun e drogës dhe të armëve, bën të ditur media italiane. Sipas tyre te arrestuar jane te gjithe italiane.

DROGA E ARMET NE ITALI NGA BARI 
Sipas prokurorisë klani kriminal importonte nga Shqipëria armë dhe lëndë narkotike të cilat shpërndaheshin në Pulia, Basilikata e Kalabri. Droga, sidomos hashash në sasi të mëdha, mbërrinte në Bari, pas transportohej në Taranto, nga ku bëhej dhe shpërndarja nëpër provincat e Brindizit, Leces, Materas dhe Kozencës.

OPERACIONI BIZNESI I MAJMUNIT
Operacioni i koduar “Monkey Business” ( në shqip, biznesi i majmunëve) mori këtë emër nga pseudonimi i Scialpi, e cila në rrjetin e trafikut njihej si majmunja. Hetimet nisin në nëntor të 2009 dhe përfunduan në shtator 2011. Urdhërarrestet e firmosura nga prokuroria e antimafias dhe të lëshuara nga Gjykata e Leçes u ekzekutuan mëngjesin e sotëm, kryesisht në Bari.Në operacion u angazhua dhe një helikopter, i policisë.

SEKUESTROHEN 1 MLN EURO
Gjatë operacionit u sekuestruan dhe prona të lujtshme e të paluajtshme, llogari bankare dhe para në dorë, vlera e të cilave arrin në 1 milionë euro. Në operacion u angazhua dhe një helikopter.

(aq/sg/shqiptarja.com)