Drogë dhe dënime në Greqi e Francë! Report Tv zbulon të kaluarën kriminale të njërit prej vëllezërve Haxhia që u vranë në Durrës

TIRANE-Gazetari i Shqiptarja.com Elton Qyno ka zbardhur detaje të reja nga e kaluara e dy vëllezërve që u ekzekutuan pasditen e djeshme në Durrës. Qyno i ftuar në studion e Report Tv u shpreh se Besmir Haxhia ka qenë i implikuar në trafik droge në Greqi dhe në Francë dhe i dënuar në këto dy vende, duke sjellë më pas edhe deportimin e tij në Shqipëri, pasi kreu dënimet. Fillimisht Besmir Haxhia ka qenë dënuar në vitet 2007-2010 në Greqi për trafik droge dhe më pas në Francë. Pra mosmarrëveshjet dhe prishja e pazareve të drogës është pika kryesore ku grupi hetimor është përqendruar për të shkuar në gjurmët e autorëve të vrasjes mafioze. Megjithatë, tha më tej, gazetari Qyno, nuk përjashtohen edhe pistat e tjera të konflikteve në bizneset që kishin dy vëllezërit dhe jetën personale.

"Autorët i kanë ndjekur për gati një orë objektivat, goditja erdhi nga mbrapa, paralelisht dhe më pas 'Toyota" e autorëve ka qëndruar dhe njëri nga autorët ka zbritur dhe ka vijuar që të qëllojë mbi dy vëllezërit nga Puka. Pista kryesore është ajo e trafikut të drogës në Greqi dhe Francë, pasi Besmiri është dënuar në Greqi në vitet 2007-2010 dhe në Francë. Mosmarrëveshjet për pazaret e drogës do të jenë shkaku kryesor. Pavarësisht se të dy menaxhonin biznese, një pikë këmbimi, tjetri servisin. Viktori ka një licencë avokati por që nuk e ka ushtruar asnjëherë aktivitetin, pasi kishte biznesin.

Çështja e borxheve është dyshuar që dje që mund të kishte lidhje, por sot kjo pistë është zbehur sepse duke kërkuar në të kaluarën e Besmir Haxhisë janë nxjerrë të dhëna që është i përshirë në trafik lëndëve narkotike dhe mosmarrëveshjet dyshohet se kanë qenë shkak për eliminimin e tyre. Autorët kanë qenë të mirëorganizuar dhe armatosur, pasi i kanë survejuar. Dje kur qeveria vendosi që të zbusë masat dhe nuk kishte kontrolle sa ditët e vazhdueshme janë goditur. Kur kanë shkuar pranë bizneseve të tyre filluan lëvizjen edhe autorët i eliminuan". Por cfarë u zbulua në makinën e dy vëllezërve që u vranë dje? Gazetari Elton Qyno jep të tjera detaje. "Në "Golf 5" u gjetën 200 mijë lekë të vjetra".

Për gazetarin Elton Qyno kamerat e sigurisë dhe dinamika do të ndihmojnë policinë për të zbardhur ngjarjen dhe autorët, që sipas tij nuk janë amatorë, por profesionistë. "Durrësi është një qytet që ka të tilla krime, një në tre muaj ndodhin, por një apo dy grupe menaxhojnë apo kontrollojnë atentatorët. Pjesa më e madhe e atentatorëve nuk janë arrestuar, jo më larg se 4 muaj diskutuam atentatorët e prokurorit Arjan Ndoji. Pavarësisht se në atë ngjarje morën pjesë 5 persona, ndërsa tani kemi vetëm një autor të dyshuar.

Të gjitha ngjarjet edhe policia, por edhe instanca të tjera e kanë të vështirë të nxjerrin shumë shpejt autorët, pasi autorët nuk janë amatorë dhe njëri nga viktimat është përfshirë në veprimtari kriminale Përmes provave krijohet edhe dinamika dhe bindja mbi persona konkretë. Disa kamera kanë filmuar makinën e autorëve, apo interceptuar telefonat mbi personat që mund të kenë marrë pjesë në këtë ngjarje. Nëse do të gabohet nga pala tjetër, e autorëve shumë shpejt do të zbardhet, por unë si gazetar jam skeptik se kjo ngjarje në Durrës do të zbardhet" tha ai.  

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 28/04/2020 18:35

    Ngushllime familjes qe ne vitin 1997 te sales edhe njerzit e drejte hecin njeri vlla ne njeren makine e tjetri ne makin tjeter kta 2 jet shkurt sikur po flitet ne lajme hecen bashk gabim

    Përgjigju
  • XYZ: 28/04/2020 17:33

    Nuk te vret kush kot sot. Po e meritove plumbin ta fusin ne ball e ne b**he.

    Përgjigju
  • Jon: 28/04/2020 16:59

    O njerëz ata nuk pinin drogë për vete, por helmonin rininë shqiptare me drogat e tyre. Pastaj ngrihnin vila, kishin makina të shtrenjta dhe hapeshin bythësh nëpër lokale të shtrenjta duke provokuar njerzit e punës që nuk ia dalin dot me rrogat e muajit për të ushqyer familjet e tyre. Mirë është të pastrohet vendi prej tyre

    Përgjigju
    • Currila: 29/04/2020 16:57

      bravo

  • Uku Momlit: 28/04/2020 16:10

    Shshshëëëttt.....! Policia partisë ne veprim@kundervepim merrni vesh ju o trutharë jashtepartiake?? Ulni koken!Fikni timbrin! Beni vertikalen me krye ne llum dhe jini tlumtun he ju shitofte zana!

    Përgjigju
  • Edi: 28/04/2020 15:34

    Ata njerez qe pin drog mos ta pin n, nuk i detyron kush

    Përgjigju
  • Varja Pune Malesh..: 28/04/2020 13:24

    Gjyna paskan Jetuar shume... Keshtu Ju vjen rradha te gjithve ,pse ato njerez qe humbin jeten nga pirja e Droges,,kush do ti Kane gjynajet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Ekzekutuan ndërtuesin Eduart Reçi, Vëllezërve Duka i gjejnë në magazinën e lokalit armë zjarri të dëmtuara e 6 silenciatorë

Ekzekutuan ndërtuesin Eduart Reçi, Vëllezërve Duka i gjejnë në magazinën e lokalit armë zjarri të dëmtuara e 6 silenciatorë