Në 24 orët e fundit policia e Tiranës ka arrestuar tre persona për vepra të ndryshme penale.
Konkretisht është arrestuar E. H., 20 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi gjatë ndalimit të mjetit me të cilin po qarkullonte, ka hedhur nga xhami i mjetit një sasi lënde narkotike të llojit cannabis sativa dhe një sasi lënde narkotike të llojit kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Nga efektivët e komisariatit numër Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit T. P., 38 vjeç, sepse në banesë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, duke e kërcënuar me fjalë për jetën.
Ndërkohë në pranga ka rënë edhe një 57-vjeçar, i cili u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.52 mg/l.