ITALI- Në përpjekje për të fshehur lëndën narkotike dhe për të mos u zbuluar në rast se kontrollohej nga karabinierët, një 27-vjeçar shqiptar ka gjetur një mënyrë aspak të zakontë për të fshehur drogën, dhe ku? Në tualetin e një banese që e kishte marrë me qira, ndërsa paratë që fitonte nga aktiviteti i paligjshëm i kishte fshehur nëpër letrat higjienike.
Brenda saj u gjetën 130 mbështjellës me kokainë dhe 1800 euro që besohet se ishin të ardhura të aktivitetit krminal që ai i kishte fsheur nëpër letre higjienike. Në total u sekuestruan 125 gramë drogë, si dhe paratë e materiali që e përdorte për paketimin e dozave.
I riu shqiptar u u në pranga nga agjentët e antidrogës të Drejtorisë së Policisë së Ankonës teksa po lëvizte më një makinë tip “Fiat 500” që e kishte marrë me qira në Romë për t’i shpërndarë klientëve të tij 11 pako kokainë, e cila ishte e ndarë në doza.
27-vjeçari merrte makina me qira për të shitur “me pakicë” kokainën dhe për t’iu shmangur kontrolleve, ndërsa ‘baza’ ku ai ruante drogën ishte tualeti i banesës. Hetime u kryen për një kohë të gjatë duke qenë se shpesh herë ai ka ndërruar adresë, pikërisht për të mos u identifikuar. I riu shqiptar u arrestua nën akuzën e trafikut të drogës dhe u dërgua në burgun Montacuto (Ankona) në dispozicion të Autoritetit Gjyqësor.