Tregtonin kokainë në Bllok, arrestohet Endri Garipi dhe e mitura me iniciale Xh.P.  Operacioni për kapjen e dy të rinjve është bërë mbrëmjen e djeshme nga policia e cila në automjetin me targë AA 181 LP ka ushtruar kontroll ku ka sekuestruar fillimisht 10 doza kokainë.

Fill pas kapjes në falgrancë të Garipit dhe 17-vjeçares uniformat blu kanë ushtruar kontroll në banesën e të riut, ku më pas kanë gjetur 36.6 gr kokainë, një peshore elektronike, 520 euro dhe 250 mijë lekë.

Policia ka mundur ti sekuestrojë dhe 4 telefona celularë Endri Garipit dhe aktualisht po punon për të identifikuar furnizuesit e tij me drogë.


Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com