Një 36-vjeçar me inicialet K. H është arrestuar nga policia e Tiranës së bashku me një 30-vjeçare L. R pasi gjatë kontrrollit fizik nga iu është gjetur 11 gramë grogë e llojit kokainë e bërë gati për shitje. Arrestimi i këtyre du personave u bë në rrugën 'Jordan Misja'.
Ndërkohë në prangat e policisë së komisariatit numër 5 është vënë një 29-vjeçar me inicialet S. G, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, sepse gjatë natës, në fshatin Valias i Vjetër, ka tentuar të vjedhë në ambulancën mjekësore të fshatit.
Sakaq efektivët e komisariatit numër 1 arrestuan një 23-vjeçar me inicialet E. M dhe u shpall në kërkim E. N., 27 vjeç, pasi gjatë natës, në rrugën “Fatmir Haxhiu”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur biçikletën e shtetasit G. B. dhe biçikletën e shtetasit A. Th.
Nga komisariati numër 4 u arrestua një 18-vjeçar me inicialet G. R pasi në rrugën “Gaqo Tashko”, u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse. Gjatë kontrollit në mjet u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një dorezë hekuri që shërben si përforcues grushti.
Ndërkohë nga policia Kavajë është arrestuar shtetasi S. B, 28 vjeç, pasi të mërkurën në rrugën dytësore tek mbikalimi Harizaj-Lekaj, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasen T. L.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
E. K., 25 vjeç dhe L. H., 36 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse;
K. L., 18 vjeç, pasi ditën e djeshme, te Bulevardi Blu, ka aksidentuar shtetasin R. M., këmbësor, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Ne.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Mars, 18:47
Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?
-
Shumë
6.9%
-
Pak
83.1%
-
Nuk e di
10%
Vota total: 420
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vlorë/ Vodhën tre banesa dhe një automjet në fshatin Fitore, 1 i arrestuar dhe 2 të tjerë në kërkim (EMRAT)
27 Mars, 09:21
-
Lushnjë/ Publikohet momenti kur dy të rinjtë dhunojnë barbarisht 43-vjeçarin me aftësi të kufizuara në dëgjim dhe të folur! E godasin edhe pasi shembet përtokë (VIDEO)
25 Mars, 20:36
-
Vlorë/ Zjarri shkrumbon lokalin në Novoselë, dëme të shumta materiale! Shkak dyshohet shkëndija elektrike (VIDEO)
25 Mars, 19:40
-
Berat/ Plagoset me thikë klienti i moshuar në një lokal, autori arratiset! I dëmtuari dërgohet në spital, dëshmitarët: Kërkoi një person dhe shau klientët (EMRAT)
24 Mars, 20:39
-
Spanjë/ Grabisnin banka dhe farmaci, vihen në pranga 6 persona, mes tyre edhe shqiptarë
23 Mars, 20:08
-
Elbasan/ Lejuan aktivitetin pa licencë të familjarit, nën akuzë 2 policët babë dhe bir! Në pranga 25-vjeçari që drejtonte lokalin, viheshin dhe baste sportive
22 Mars, 16:05
-
Tiranë/ Kontrabandë floriri dhe sendesh me vlerë, ‘Gold’ prangos turkun 39-vjeçar, nën hetim bashkëpunëtori që ia shiste! Sekuestrohen gjysmë kilogrami ar, 50 mijë euro e USD cash
21 Mars, 11:50
-
Lezhë/ Qarkullonte me hashash në makinë, nën akuzë i riu! Arrestohet 48-vjeçari për dhunë në familje
21 Mars, 11:47
-
Dinamika e aksidentit tragjik ku vdiqën 4 të rinjtë në Fushë-Prezë! Po lëviznin me shpejtësi deri në 200 km/h! Shoferi i betonieres: M’u mbarua nafta, harrova bllokazhin
21 Mars, 10:31
-
Këlcyrë/ Çmontohet grupi i plaçkitjes së banesave, 2 të arrestuar, një prej tyre i mitur! Shtëpia e braktisur u kthye në bazë ku mbaheshin armatimet dhe sendet e vjedhura (VIDEO)
21 Mars, 10:07
-
Goditet rrjeti i prostitucionit në Tiranë/ 8 në pranga, mes tyre edhe 1 policja tutore! ‘Koka’ një kolumbiane, paratë i merrte me Bitcoin! Shfrytëzoheshin rreth 44 vajza
21 Mars, 09:50
-
Qeveria miraton kompensimin për policët e emëruar larg vendbanimit, u paguhet kostoja e transportit e qiraja e banesës! Pagesë mujore dhe gruas nëse humb punën
20 Mars, 21:47
Qenkan me te forte se korona hajdutet.
Përgjigju