Aktorja e filmit porno “Confessione private”, Sara Tommasi është droguar e më pas  përdhunuar nga aktorët e këtij filmi në një hotel.

Më pas kjo skenë është xhiruar dhe është hedhur në film, i cili u censurua nga gjykata e Salernos në Itali.

Më në fund producenti i këtij filmi Giuseppe Matera është dënuar me 2 vjet dhe 10 muaj burg, i cili sipas dy avokatëve të tij është një dënim minimal.

sara tommasi

Të tjerë që janë përfshirë në këtë ngjarje dhe që janë në gjendje arresti ose në gjendje të lirë janë menaxheri i filmit Vincenzo Di Federico, aktorët Fausto Zulli e Pino Igli Papali, dhe regjizori Max Bellocchio.

Më 18 qershor, në seancën e tretë gjyqësore të kësaj ngjarje do të jetë edhe Sara Tommasi.