Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Rinald Rakipaj me me akuzën e nxitjes së përdorimit të lëndëve narkotike ndaj tre të miturave. Ngjarja u regjistrua me 22 Mars.
Gjyqtari Bevil Beqiraj pranoi kërkesën e Prokurorisë së Vlorës duke e lënë 40-vjeçarin në burg, për akuzën e nxitjes së konsumimit të lëndës narkotike. Sa i përket akuzës tjetër, të referuar nga policia, të dyja palët kanë mohuar të kenë kryer marrëdhënie seksuale, ndërsa pritet që të dalë edhe ekspertiza.
Rakipaj dyshohet se bashkë me një person tjetër, që është vënë nën hetim, kanë nxitur 15-vjeçaren dhe dy vajzat e tjera të mitura, 15 dhe 16-vjeç, që të konsumojnë lëndë narkotike. Ai ka deklaruar në polici se fliste prej disa ditësh me njërën nga vajzat, e cila sipas tij, i ka thënë se është 18-vjeç. Kur është takuar me të renë më 22 Mars, ajo i ka kërkuar që të bëjnë një xhiro me makinë së bashku me dy shoqet e saj.
40-vjeçari ka deklaruar se kanë shkuar në Novoselë dhe Akërni, por nuk kanë gjetur lokale hapur dhe më pas janë kthyer në një hotel në zonën e Skelës. Gjatë qëndrimit në dhomë, Rakipaj ka thënë se ka konsumuar tre birra dhe kokainë. Kur 40-vjeçari ka qenë në gjumë, njëra nga vajzat ka konsumuar kokainë ndësa dy shoqet e kanë filmuar. Rakipaj ka mohuar në mënyrë kategorike se ka kryer marrëdhënie seksuale, duke thënë se kanë konsumuar vetëm kokainë.
Në telefonin e njërës prej vajzave është gjetur një video ku njëra prej tyre thith kokainë. Në dëshminë e tyre, vajzat kanë thënë se nuk kanë kryer marrëdhënie seksuale.
Xh.D/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
67.8%
-
Jo
25.8%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 701
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Turistët izraelitë: Mezi presim muzeun hebre në Vlorë! Mirënjohës shqiptarëve për strehimin gjatë luftës
30 Mars, 20:18
-
PERSONAZH/ Këpucari nga Vlora që nuk njeh lodhje, punon prej 52 vitesh: Sa të kem fuqi, do jem këtu
30 Mars, 20:08
-
Automjeti përfshihet nga flakët në Qafën e Muzinës/ Nuk ka të lënduar, ja çfarë dyshohet
30 Mars, 18:45
-
‘Veri -Jug’/ Në qytezën antike ilire të Orikut, peshkatari i vjetër rrëfen sekretet e punës: Deti më jep qetësi shpirtërore
30 Mars, 14:16
-
E dënuar me 1 vit burg për falsifikim parash, arrestohet 27-vjeçarja në Lushnjë
29 Mars, 11:14
-
Akuzat për falsifikim për pronat e kishës, Bido i përgjigjet Berishës nga Report TV: Sulme të frymëzuara nga Beleri! Dokumenti u mikrofilmua kur ishte Meta kryeministër
28 Mars, 21:29
-
Plagosja e 17-vjeçarit në Sarandë/ Sherri dyshohet për një vajzë, babai i të plagosurit: Drejtësi ose do të bëj vetëgjyqësi! Autori: E qëllova për vetëmbrojtje me thikën e tij
28 Mars, 15:03
-
28 vite nga tragjedia e Otrantos/ Familjarët: S'ka drejtësi, shteti shqiptar s’na mbështeti! Ish-ushtaraku: Ata u trajtuan si armiq, u goditën me qëllim që të mbyteshin
28 Mars, 12:14
-
Autor të disa vjedhjeve, arrestohen 2 skifterët në Vlorë
28 Mars, 12:01
-
Borsh/ 50 familje në protestë: Kadastra na ka bllokuar certifikatat e pronësisë! Shteti ia ka dhënë tokën Komunitetit Mysliman
27 Mars, 17:31
-
Sherr mes adoleshentëve në Sarandë/ 17-vjeçari plagoset tre herë me thikë nga bashkëmoshatari
27 Mars, 17:28
-
Prej disa ditësh pompat e hidrovorit jashtë funksionit, Vlora rrezikon të përmbytet sërish
27 Mars, 13:27
O rinald te mori ne qaf albanua
Përgjigju