Dron në aeroportin e Heathrow, pezullohen fluturimet nga Londra

Dron në aeroportin e Heathrow, pezullohen fluturimet nga Londra

Aeroporti i Heathrow në Londër

ANGLI- Policia angleze ka evidentuar një dron në aeroportin e Heathrow dhe ka pezull menjëherë fluturimet nga Londra. Sipas mediave britanike, policia ka marrë të gjitha masat për shkak të cënimit të sigurisë së pasagjerëve në aeroport si dhe është hapur një hetim lidhur me këtë çështje.

Ka qenë zëdhënësja e policisë e cila ka sqaruar situatën duke i kërkuar falje udhëtarëve për pezullimin si dhe për shqetësimin e krijuar.

Ndërkohë uljet në aeroportin Heathrow vazhdojnë normalisht. Heathroë është aeroporti më i madh anglez dhe i treti më i madh në gjithë botën. Fluturimet në këtë aeroport janë çdo 30 sekonda ose 1 minutë. 

Nuk është rasti i parë i një droni në aeroportet angleze, kur një muaj më parë në aeroportin e Gatwick policia pezulloi fluturimet për të njëjtin shkak.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin