Avioni me të cilin udhëtonte presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, për në Oslo, “për pak sa nuk u godit” nga një dron gjatë nisjes nga Moldavia. Lajmin e bëri të ditur kryeministri norvegjez Jonas Gahr Store.
Incidenti dyshohet se ka ndodhur dje në mbrëmje, ndërsa Zelensky po udhëtonte nga Moldavia drejt kryeqytetit norvegjez për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të mbretit të ndjerë Harald V.
“Ky është realiteti në të cilin ai gjendet”, tha Store, sipas transmetuesit norvegjez NRK.
Kryeministri norvegjez nuk dha detaje të tjera mbi incidentin.
Autoritetet ukrainase dhe vetë Zelensky nuk kanë komentuar deri tani mbi ngjarjen.
Lajm në përditësim…











Komente
Komento