Dronët zbulojnë mbi 2 mijë bimë kanabisi të kultivuara në disa fshatra në Vaun e Dejës! Autorët nuk dihen ende  

Dronët zbulojnë mbi 2 mijë bimë kanabisi të kultivuara në disa fshatra në Vaun e Dejës! Autorët nuk dihen ende  

Foto ilustruese

Rreth 2653 bimë kanabisi janë gjetur të kultivuara bë disa fshatra të thella në Vaun e Dejës, ndërsa kultivuesit e tyre nuk dihen ende.

Në kuadër të fazës së tetë të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Alpe të pastra”, policia zbiuloi 2653 bimë kanabisi.

Kjo fazë u zhvillua gjatë 2 ditëve, me angazhimin e 60 efektivëve të Policisë, të cilët përdorën 5 dronë për kontrollin e terreneve malore të Vaut të Dejës dhe të Pukës.

Gjenden dhe asgjësohen në total 2653 bimë kanabis.

-Në ditën e parë të kësaj faze, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatrat Shllak dhe Temal, Vau i Dejës, shërbimet e Policisë gjetën 2385 bimë kanabis.

-Në ditën e dytë të kësaj faze, në vendin e quajtur “Kodra e Jakajve”, Vau i Dejës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën të kultivuara 95 bimë kanabis.

Po në këtë ditë, në fshatin Kuzhnen i Madh, Pukë, u gjetën të kultivuara 173 bimë kanabis.

Pas kryerjes së veprimeve procedurale, bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies.

Gjatë fazave të mëparshme të këtij megaoperacioni, janë asgjësuar në total 40 627 fidanë dhe bimë kanabis, janë vënë në pranga 3 autorë të dyshuar dhe janë shpallur në kërkim 9 të tjerë. 

Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe për identifikimin e autorëve të rasteve të tjera të kultivimit të bimëve narkotike.

Megaoperacioni policor antikanabis “Alpe të pastra”, vijon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Shkodër, për veprime të mëtejshme hetimore.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?