Droni amerikan në ujrat kineze,
Trump: E paprecedentë, e vodhën

Droni amerikan në ujrat kineze,<br />Trump: E paprecedentë, e vodhën
Shtohen tensionet mes Washingtonit dhe Pekinit. Kina ka sekuestruar një dron amerikan në ujrat e kontestuara në afërsi të Filipineve. Droni përdorej nga marina amerikane për të monitoruar ujrat ndërkombëtar të Detit të Kinës Jugore.  

Ka qënë pikërisht presidenti i sapozgjedhur Donald Trump i cili ka reaguar në rrjetin social tëitter duke u shprehur se ky është një rast i paprecedentë.

Eshtë e paprecedentë, i themi Kinës se nuk duam që të na e japin dronin që na vodhën. Le ta mbajnë.” u shpreh manjati i cili edhe këtë herë tërhoqi sërish vëmendjen me gabimet ortografike. 

Në vend të fjalës “unprecedented”, e papërshtatshme, Trump shkroi 'unpresidented'  të cilën edhe pse e ndreqi nuk mundi t’i shpëtonte komentuesve të cilët menjëherë e fotografuan.

Sidoqoftë, ky rast përbën një nga përplasjet më serioze në dekada mes dy fuqive të mëdha. Pentagoni u shpreh se droni  po përdorej për kërkime shkencore në momentin që u kap, dhe i kërkoi Kinës që të në të ardhmen të mos ketë raste të tilla.

Por më pas u sqarua se mes dy vendeve u arrit një marrëveshje, pavarisht se dhe vetë Kina e konsideroi përgjigjen e SHBA të papërshtatshme.

Duket se marrëdhëniet me Pekinin po qëndrojnë në fije të perit që në kohën kur manjati Trump  pati një telefonatë me presidenten e Tajvanit, cka Kina e konsideron pjesë të saj.

Bazuar mbi politikën e një Kine të vetme, Shtetet e Bashkuara kanë marrëdhënie formale vetëm me Kinën, e jo me ishullin e Tajvanit, të cilin Kina e konsideron një provincë separatiste. Gjithsesi, presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump ka shprehur dyshime mbi vazhdimin e respektimit të kësaj politike.

Redaksia Online
(e.m/Shqptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Përfundimi i votimit/ Mbërrijnë kutitë e para në stadiumin e Himarës

Përfundimi i votimit/ Mbërrijnë kutitë e para në stadiumin e Himarës