Audi me shpejtësi parakalon autolonën e gjatë të makinave në Gjirin e Lalzit! 'Droni' kap 'mat' 2630 shoferë

Droni edukues ka vijuar monitorimet në zonat bregdetare, duke filluar nga gjiri i Lalzit deri në Ksamil.

Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, në akset rrugore në zonat bregetare, ka ndëshkuar 2630 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara, shkelje kjo me rrezik të lartë për përfshirje në ngjarje rrugore.  

Në video duket audi me shpejtësi të lartë që parakalon një autolonë të gjatë makinash në Gjirin e Lalzit. Shoferi u gjobit me 10 mijë lekë të reja. 

Njoftimi i policisë: 

Droni edukues ka vijuar monitorimet në zonat bregdetare, duke filluar nga gjiri i Lalzit deri në Ksamil. 

Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, në bashkëpunim me sektorët e Policisë Rrugore në qarqe, gjatë ditëve të fundit, ka konstatuar nëpërmjet dronit, në akset rrugore në zonat bregetare, dhe ka ndëshkuar 2630 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara, shkelje kjo me rrezik të lartë për përfshirje në ngjarje rrugore.   

Policia Rrugore apelon për respektim të rregullave të qarkullimit, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

S.B/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë