Droni është bërë arsyeja për arrestimin e një 56-vjeçari në Fier, i cili akuzohet se ka mbjellë bimë narkotike në afërsi të tokës së tij.

Policia e Fierit gjatë kontrolleve me dron ka zbuluar një tokë të mbjellë me kanabis sativa në fshatin Buzëmadh, e cila ishte në afërsi të pronës së shtetasit N. S 56 vjeç. Më tej në vijim të prcedurave u arrestua shtetasi në fjalë i cili tani do të përballet në gjykatë me akuzën 'kultivim i lëndëve narkotike'.

Policia e Fierit saktëson se në vijim nuk do të ndërpritet kontrolli i territorit me dronë dhe helikopterë, për të zbuluar raste të reja të kultivimit.