Këngëtari Luiz Ejlli është një nga banorët më të preferuar të publikut brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Albania” dhe këtë gjë e vërtetojnë fansat e tij çdo ditë e më shumë. Edhe pse produksioni i ka ndaluar njerëzit të përdorin dronë për të mbështetur banorët, përsëri ata kanë mundur të mbështesin Luizin dhe grupin e tij, Efin dhe Kiarën, Ditën e sotme ka fluturuar droni i tretë ku shkruhëj” Ta hëngsha zemrën se na kënaqe”.
Vetëm disa ditë më parë dy dronë të tjerë në pak minuta u dërguan sërish mbi shtëpinë e “Big Brother Vip” për Luizin. Gjatë drekës banorët po rrinin jashtë në oborr dhe mundën t’i shikonin dronët për Luizin. Droni i parë, ishte një foto e Luizit dhe Kiarës për ditëlindjen e kësaj të fundit me mbishkrimin “Shqipëria ju do”. Ndërsa droni i dytë ishte me mbishkrimin “Valencia me Luanin! Miqtë e tu jemi ne populli jashtë! Ne besojmë tek ty. Love you grupi “LEK””, duke iu referuar grupit Luiz, Efi, dhe Kiara.
Tanimë nuk ka vend ku nuk flitet për fenomenin “Luiz”. Mbështetja e fansave për artistin shumë mirë është reflektuar edhe në Instagramin e tij, i cili nga “inekzistent” numëron qindra, mijëra ndjekës sot, mbi 350 mijë. Gjithashtu, këngët e Luizit kanë filluar të dëgjohen e vlerësohen sërish.
KAMPJON LUIZ LEGJENDE.
Përgjigju