KRUJË- Një 53-vjeçar ka rënë në pranga në Krujë, pasi kishte kultivuar kanabis. Siç shihet edhe në këto pamje, droni ka kapur parcelat e mbjella në mes të një zone të pyllëzuar në fshatin Mukje.
Bimët e kultivuara janë zbuluar përmes imazheve të dronit, ndërsa më pas policia ka identifikuar 53-vjeçarin B. M., si kultivuesin.
Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, 65 bimë të dyshuara narkotike cannabis.