Një dron rus ka hapur zjarr brenda Akademisë Kombëtare të Shkencave të Ukrainës, në Kiev. Të paktën një grua u vra dhe tre persona u plagosën.
“Një operacion shpëtimi është duke u zhvilluar: ekipet po shuajnë zjarrin dhe po kërkojnë për këdo që është bllokuar brenda”, tha Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
Pamjet nga zona tregojnë një pjesë të shembur të murit anësor të ndërtesës, ndërsa flakët përfshinë katet e dyta dhe të treta. Mbetje të shumta u shpërndanë përreth objektit.
Lajmi kryesor:
Ukraina nën sulme të reja ruse, goditen zonat e banuara në Kiev dhe Kharkiv! Droni godet Akademinë e Shkencave në 'zemër' të kryeqytetit
LAJMET MË TË VLERËSUARA










