Policia ka zbardhur një rast të vjedhjes së 14 kuajve më datë 6 të këtij muaji në Qafë Muzinë. Janë identifikuar dhe janë vënë në pranga 4 autorët e dyshuar.
Një shtetase bëri një kallëzim në polici se më biznesin e saj ishin vjedhur disa kuaj.
Bazuar më pas në informacionet e marra nga inteligjenca policore u bë e mundur identifikimi i autorëve dhe kapja e tyre. U vunë në pranga: R.Ç., 40 vjeç, banues në Lukovë, Sarandë; A.R., 22 vjeç, banues në fshatin Shën Vasil, Himarë; N.M., 39 vjeç dhe R.Th., 36 vjeç, të dy banues në fshatin Nivicë, Himarë.
Këta shtetas vodhën 14 kuaj në Qafë Muzinë më datë 6 mars dhe më pas i transportuan me një kamion në drejtim të Sarandës.