Banorët e Dropullit mbetën tre ditë pa energji: Ngrohemi me batanije, nuk ka asnjë investim! OSSH: Riparuam defektin në linjën e tensionit të lartë

Moti i keq që preku jugun e vendit, javën e kaluar la për tre ditë pa energji elektrike disa fshatra në Gjirokastër, kryesisht ato të minoritetit grek në Bashkinë e Dropullit.

Shtylla e tensionit të lartë e linjës 35Kv "Gjirokastra 2-Grapsh" u dëmtua ndërsa pa energji mbetën banorët e fshatrave Zagori, Grapsh, Dropull i Poshtëm dhe Dropulli i Sipërm.

"Keq jemi, as ujë as drita! Pa drita s'bën dot asgjë, që të vijë lart uji tek kuzhina s'ka korrent se nuk punon pompa. Kemi që të premten pa energji.

Ne të moshuar jemi, këtu në fshat 80 për qind janë të moshuar dy nga dy ose një person vetëm në shtëpi. Kur s'ka drita, frigoriferi shkrin, ushqimet prishen.

Për tu ngrohur jo e jo, vetëm ata që kanë sobë me dru, të tjerët që s'kanë veç nëpër batanije dhe jorganë. Jemi si në vitet '44, si në dorës së tretë. Defektet ndodhin here pas herë, i njëjti problem por nuk na e vë njeri veshin", shprehen banorët.  

Lidhur me këtë shqetësim, OSSH tha për Report Tv se linja 35kV është vënë në punë, por me vështirësi për shkak të terrenit të thyer. Aktualisht është dhënë zgjidhje për furnizimin me energji të zonës së Dropullit.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 16/12/2021 01:57

    Vermoshi dhe Lepusha kane dy jave pa drita ne mes te acarit dhe te izoluar nga debora,kurse ju qaheni per tre dite me nje dimer qe duket si pranvere! Kerkojuni atyre kallaqiperave qe na sjellin varrezat e ushtareve dhe qe ju u jepni besnikeri ne shkembim te pensionit e pashaportes greke t'jua rregullojne rrjetin me ndonje investim te vogel.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

Nuk ndaloi një malazez që ishte në kërkim, AMP ndalon policin në pikën e Hanit të Hotit

Nuk ndaloi një malazez që ishte në kërkim, AMP ndalon policin në pikën e Hanit të Hotit