"Dru gay-ve", Spahia s'ndërron
mendje, LGTB: Në burg

mendje, LGTB: Në burg">
TIRANË – Avokati i Popullit ka reaguar pas deklarata e zv.ministri të Mbrojtjes në lidhje me mbajtjen e një parade të komunitetit homoseksual më 17 maj.
Totozani, i kërkon zyrtarit të lartë të shtetit të kërkojë ndjesë publike për deklaratën fyese.
“Avokati i Popullit i kërkon këtij zyrtari të lartë të qeverisë shqiptare të deklarohet menjëherë mbi vërtetësinë e këtij citimi dhe të kërkojë në mënyrë urgjente ndjesë publike nëse kjo deklaratë fyese dhe denigruese është qoftë edhe pjesërisht e vërtetë.
Avokati i Popullit dënon fuqishëm çdo deklaratë dhe shprehje të këtij formati, që nuk ka asgjë të përbashkët me frymën e tolerancës, bashkëjetesës dhe diversitetit, si vlera tradicionale të shoqërisë shqiptare. Përveç kësaj, deklarata të tilla nxisin dhunën dhe urrejtjen duke përbërë kështu edhe një vepër penale”, thuhet në reagimin e Avokatit të Popullit.
Totozani vijon më tej duke deklaruar se kjo është një mendësi krejtësisht të papranueshme dhe apelon çdo zyrtar shtetëror të çdo niveli, mbi papajtueshmërinë flagrante të këtyre deklaratave me procesin e intergrimit dhe vlerave europiane që mbart ky proces.

REAGIMI I LGTB
Drejtuesit e dy organizatave në mbrojtje të komunitetit LGBT në Shqipëri, “Aleanca Kundër Diskriminimit” dhe “Pro LGBT”, kanë reaguar pas deklaratës së zv.ministrit të mbrojtjes, Ekrem Spahia.  Ata i kërkuan sot Komisioneres Kundër Diskriminimit të marrë masat më të ashpra që parashikon Ligji Kundër Diskriminimit ndaj Ekrem Spahiu.
Ata nënshkruan në zyrën e Komisioneres një ankesë të përbashkët kundër diskriminimit dhe nxitjes së urrejtjes të bërë nga zv/ministri i Mbrojtjes dhe u njohën nga Komisionerja Irma Baraku me faktin që institucioni i saj e ka hapur sot një investigim zyrtar ex ufficio për çështjen në fjalë.
Përveç kësaj, edhe “Pro LGBT” edhe “Aleanca Kundër Diskriminimit” po punojnë intensivisht që çështjen në fjalë ta ndjekin në Gjykatë, pasi rasti është një shkelje e Kushtetutës dhe e Nenit 266 të Kodit Penal. Sipas këtij neni, zoti Spahiu rrezikon një dënim me burg deri në 5 vjet heqje lirie.
Pinderi tha se, “ne jemi të vendosur që përmes juristëve por edhe konsultave me ekspertë të huaj ta çojmë këtë çështje në gjykatë dhe të kërkojmë atje dënimin maksimal, pra 5 vjet heqje lirie për z. Spahiu”. Znj. Karaj, duke iu drejtuar personalisht zyrtarit të lartë të shtetit, tha: “Ç’ju kanë bërë homoseksualët zotëri? Ju kanë shkelur ndonjë të drejtë? Ju kanë ofenduar? Apo ju kanë hyrë në hu…?
“Aleanca LGBT” dhe “Pro LGBT” thanë se përshëndesin deklaratën e Avokatit të Popullit z. Igli Totozani të bërë sot paradite ku e dënon ashpër deklaratën e Spahiut, si dhe gatishmërinë e znj. Irma Baraku për të investiguar mbi këtë çështje. Për këtë të fundit ne urojmë dhe besojmë se nuk ka për të përfunduar vetëm me rekomandime përkatëse por edhe me masa konkrete në rast se vërtetohet diskriminimi, gjë që në fakt, është bërë publik tashmë.


ÇFARË THA EKREM SPAHIA?
“Ne jemi parti konservatore shqiptare, vlerësojmë trashëgiminë shqiptare si vlera të rëndësishme për një komb. Unë s’kam ndonjë koment tjetër, vetëm t’i kap në hu ato. Hu është fjalë dialektore, por besoj se kuptohet, ose thënë ndryshe shkop gome”, tha ai në një intervistë për Gazetën Shqiptare.

"S'KAM KOMENT"
Kërcënimet për përndjekje penale duket se nuk e kanë trembur zotin Spahia. Gazeta “Shqiptarja.com” kontaktoi sot zv/ministrin për ta pyetur nëse kishte ndërruar mendje mbi deklaratën e tij apo i qëndronte ende asaj. Zoti Spahia refuzoi të komentonte duke treguar, praktikisht, se nuk largohet nga qëndrimi i tij fillestar. “S’kam koment”, tha ai për “Shqiptarja.com”.

(im/aq/shqiptarj.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës