‘Dua dy vajza’, Kiara Tito dhe Luiz Ejlli planifikojnë të bëhen sërish prindër?

‘Dua dy vajza’, Kiara Tito dhe Luiz Ejlli planifikojnë të bëhen sërish prindër?

Moderatorja Kiara Tito

Moderatorja e njohur Kiara Tito, ka zbuluar mjaft detaje nga karriera e saj, mëmësia dhe jo vetëm.

Në një intervistë për emisionin ‘S’e Luan Topi’ në Top Channel, Kiara është shprehur se do të kishte dëshirë që të kishte dy vajza dhe t’i kombinonte të dyja të veshura bukur.

"E kam akoma atë dëshirë edhe pse është herët natyrisht. Do të kisha shumë dëshirë që të kisha dy vajza dhe t’i vishja bukur. Lunën e vesh sigurisht dhe rri gjithë ditën duke e kombinuar", tha ajo.

Kur u pyet nëse ajo dhe Luizi kanë në plan që të bëhen sërish prindër së shpejti, Kiara u shpreh se kjo është një dëshirë e së ardhmes.

“Jo, jo është një dëshirë e të ardhmes patjetër”, tha ajo.

Ndër të tjera Kiara zbuloi gjithashtu se Luna, vajza e saj e vogël ka një lidhje mjaft të veçantë me Luizin dhe se kur të dy ata kthehen nga puna ajo i pret me padurim dhe gëzohet shumë. Është një vajzë  shumë sociale dhe u buzëqesh të gjithëve.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?