Ylli i Pop-it Dua Lipa ka performuar para një turme të jashtëzakonshme në tendën e Xhon Peel, mbrëmjen e 23 qershorit në Glastonbury, në Angli.
Këngëtarja ka tërhequr vëmendjen duke mbledhur ndërkohë turmën më të madhe që është parë deri më sot.
Fansat e saj kanë rrethuar të katra anët e çadrës së Peel John.
Këngëtarja prezantoi këngët e albumit më të ri të publikuar gjatë këtij muaji. Në këtë album janë hitet "Be the one" dhe "Hotter Than Hell", si dhe disa këngë që i ka bërë në bashkëpunim me Chris Martin dhe Miguel.
Dua Lipa e ka filluar prezantimin e albumit të saj me “Hotter Than Hell', duke perfomuar para emrit të saj të ndriçuar me germa të mëdha.
Ajo gjithashtu ka interpretuar këngë të bëra në bashkëpunimet e saj me Sean Paul dhe Martin Garrix, të titulluar “Pa Gënjeshtra” dhe “Veten e lë zgjuar”
Pas koncertit Dua Lipa ka shkruar, në Twitter: “Ky ishte momenti më i çmendur i jetës sime. Glastonbury! Unë do ta kujtoj këtë ditë deri sa të vdes.”
Ylli i popit është kurorëzuar pak kohë më parë me titullin Artist i ri më mirë për 2017-n nga çmimet Awards të muzikës.
Kur Radio BBC prezantoi këngëtaren dhe çmimin e saj, Dua Lipa ka falënderuar me gjithë zemër të gjithë fansat që e kanë votuar.
Personat më të rëndësishëm që Dua Lipa ka falënderuar për sukseset e saj janë menaxheri, agjenti dhe familja e miqtë e saj. Për Dua Lipën të gjithë këta “janë bota vetë”.
Dua Lipa këngëtarja me origjinë shqiptare, nuk e harron kurrë origjinën e saj. Një vit më parë ajo erdhi për një koncert në Tiranë, duke ndezur sheshin Nënë Tereza dhe mijëra fansa iu bashkuan këtij koncerti të shumëpritur.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com