Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa ka kritikuar mënyrën se si po trajtohet publikisht dosja e Jeffrey Epstein, duke thënë se viktimat po lihen në hije ndërsa vëmendja shkon te emrat e famshëm.
Në episodin e fundit të podcastit të saj “Service 95”, ajo e quajti të padrejtë gjuhën e përdorur në raportimet për rastin, sidomos kur bëhet fjalë për vajza të mitura që sipas saj janë trajtuar si histori sensacionale dhe jo si viktima të trafikuara.
“Vazhdoj të mendoj për të gjitha ato histori që flasin për vajza të mitura dhe festa seksuale, në vend që të shkruajnë për viktimat që ishin fëmijë të trafikuar. Po vendoset gjithçka nën një lloj perdeje për të mbrojtur, nuk e di kë, ndoshta lexuesin, ose për të maskuar atë që po ndodh”, shtoi këngëtarja.
Ajo theksoi se diskutimi rreth dokumenteve të publikuara së fundmi është zhvendosur te figurat e njohura që përmenden aty, si presidenti Donald Trump, Bill Clinton, Elon Musk, Bill Gates dhe Princi Andreë, ndërsa vetë viktimat po harrohen.
Jeffrey Epstein vdiq në burg në New York në vitin 2019, ndërsa priste gjyqin për trafikim seksual. Ndërkohë, bashkëpunëtorja e tij Ghislaine Maxëell po vuan një dënim prej 20 vitesh për rolin e saj në këtë rrjet.
Komente











