Artistja me origjinë shqiptare Dua Lipa i dhuroi publikut të Madridit një surprizë të madhe, duke u ngjitur papritur në skenën e koncertit të tetë të Shakirës në kuadër të turneut botëror Las Mujeres Ya No Lloran. E veshur me një fustan të zi transparent me shkëlqim, ajo iu bashkua Shakirës, e cila kishte zgjedhur një fustan të kuq me temina, për të interpretuar këngën "Antología". Sapo Dua u shfaq në skenë, arena shpërtheu në brohorima.
Ishte hera e parë që dy artistet performuan së bashku live. Para se ta ftonte në skenë, Shakira i tha publikut se ishte një nder të këndonte një këngë kaq të rëndësishme për të me një artiste që e admironte shumë, duke shtuar se po e shpallte veten "zyrtarisht" fanse të Dua Lipës.
"Të më pickojë dikush, më duket se jam në ëndërrr" tha Shakira teksa u mbështoll në përqafimin e Dua-s
Më pas të dyja kënduan në spanjisht këngën "Antología" dhe këngës iu bashkua edhe publiku.
Dueti ka edhe një histori pas tij. Më 28 nëntor 2025, gjatë koncertit të saj në Bogota, Dua Lipa interpretoi në spanjisht "Antología" si homazh për Kolumbinë. Shakira reagoi publikisht në atë kohë, duke thënë se ishte prekur kur dëgjoi Duan të këndonte një këngë që ajo e kishte shkruar vite më parë pikërisht në atë qytet.
Më pas, në qershor 2026, Shakira zbuloi se do të donte të bashkëpunonte me Dua Lipën. "Do të doja shumë të bashkëpunoja me Dua Lipën. Dua Lipa, a po më dëgjon?", u shpreh ajo, duke vlerësuar edhe faktin që këngëtarja shqiptare flet spanjisht.
Dhe Dua e dëgjoi Shakirën, duke i dhuruar fansave një eksperiencë të paharruar.











Komente
Komento