"Dua të intervistoj Putin! Ja çfarë kërkoi gazetari amerikan pas lirimit! Publikohet videoja kur agjentët rusë e arrestuan

Janë bërë publike pamjet kur agjentë të inteligjencës ruse të veshur civilë kapin në lokal gazetari amerikan Evan Gershkovich në mars të vitit të kaluar. Pamhjet janë publikuar nga Moska përmes kanalit televiziv rus RT, vetëm 24 orë pasi gazetari i Wall Street Journal u lirua nga një burg rus si pjesë e marrëveshjes historike të shkëmbimit të të burgosurve SHBA-Rusi.

Gazetari amerikan ishte në një restorant në Yekaterinburg, për të bërë një takim me një burim të tij kur agjentët e FSB-së mësyjnë lokalin e kapin për qafe dhe I vënë prangat. Me dhunë e shtrijnë të arestuarin poshtë dhe njëri prej agjentëve i vendos gjurin mbi shpinë ,më pas e cojnë në makinë.

Me videon e publikuar të arrestimit,u publikua gjithashtu një regjistrim audio që supozohet të jetë pjesë e bisedës së Gershkowitz me burimin e tij pak para ndërhyrjes së agjentëve të inteligjencës ruse

“Gjithçka që ju kërkoj ,ju lutem,është që të jeni shumë të kujdesshëm sepse ky është një informacion i klasifikuar”,dëgjohet te thotë bashkëbiseduesi i Gershkoëitz

“Ne as nuk të themi që kemi parë dokumentet”citohet të ketë thënë  Gershkowitz, duke shpjeguar  se gjithcka i atribuohet një burimi anonim

Gazetari u arrestua nga autoritet ruse me akuzën e “spiunazhit”,akuzë të cilën nuk e pranoi kurrë. Në veçanti Gershkowitz u akuzua për mbledhje informacionesh të klasifikuara  për një kompani që prodhon tanqe për luftën Rusi-Ukrainë. Pak jave më parë u mbaj gjyqi në një gjykatë ruse për gazetarin amerikan, e cila e dënoi me 16 vite burg. Por më në fund ai u lirua në fillim të këtij muaji pasi bëri 16 muaj burg.

Përpara se të lirohej nga burgu në shkëmbimin më të madh të të burgosurve midis Rusisë dhe Perëndimit  që nga Lufta e Ftohtë ,Evan Gershkovich  së bashku me të burgosur të tjerë që do të liroheshin të njëjtën ditë me të iu kërkua të plotësonin një formular, me një kërkesë faljeje për Vladimir Putin. Kështu presidenti rus mund te nënshkruante urdhërat për falje për 13 të burgosur të liruar. Në këtë formular që është një nga pikat e përfshira në marrëveshjen e shkëmbimit, gazetari amerikan shtoi një kërkesë të veçantë: Pas lirimit te zhvillonte një intervistë ballë për ballë me Vladimir Putin.

 

S.G/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5

Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5